-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Presidenti i Egjiptit i premton Thaçit se shumë shpejt do ta njohë Kosovën

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikёs sё Kosovёs, Hashim Thaçi, gjatë ditёs sё dytё tё vizitёs zyrtare nё Kajro ka vazhduar takimet me liderё tё vendeve tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islamik (OIC).
Me ftesё tё presidentit tё Republikёs Arabe tё Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri Thaçi sot ka zhvilluar edhe një takim të gjatë bilateral.
Gjatё takimit Kryeministri Thaçi u fokusua kryesisht nё çёshtjen e njohjes sё Republikës së Kosovёs nga Egjipti.
Presidenti Morsi premtoi se Republika Arabe e Egjiptit do ta njohё Republikёn e Kosovёs shumё shpejtё.
Nё kёtё takim nё mes tё tjerash është diskutuar edhe për thellimin e marrёdhёnieve bilaterale nё mes tё shtetit tё Kosovёs dhe atij tё Egjiptit.
Kryeministri Thaçi nё kёtё takim ishte i shoqёruar edhe nga Ministri i Punёve tё Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ndёrsa Presidenti Morsi nga Ministri i Punёve tё Jashtme të Egjiptit, Kamel al Amr.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit