5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Thaçi: Lapidari ishte kurthë nga politikanët e Serbisë dhe Preshevës

Më të lexuarat

Pesë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kryemnistri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për zhvillimet e fundit në rajon dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Thaçi është shprehur optimist se situata në veri të Kosovës do të normalizohet dhe se shteti ligjor do të funksionojë së shpejti në atë pjesë.

Ai ka folur edhe rreth incidenteve të fundit në rajon, për heqjen e Lapidarit të UÇPMB-së dhe e efektet e largimit tij në tensionimin e situatës.

I pyetur për vështirësitë politike në marrëdhëniet në mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, Kryemnistri Thaçi ka deklaruar se është e vështirë të tejkalohen kaq shpejtë vuajtjet e shqiptarëve përgjatë një shekulli të pushtimit serb.

“Pas nesh qëndron një periudhë një qind vjeçare e pushtimit serb. Normalisht që është shumë e vështirë të tejkalohen pasojat e së kaluarës. Urrejtja e gjatë shekullore midis dy popujve nuk mund të tejkalohet aq shpejtë. Megjithatë, unë jam i bindur se ne do të jetojmë shumë mirë së bashku, në një afërsi të mirë dhe të ngushtë me njëri tjetrin”, ka thënë Thaçi për Die Presse.

Sa i përket shkatërrimit të varrezave serbe javë më parë ne Kosovë, Thaçi është shprehur se Qeveria e Kosovës i ka dënuar fuqishëm ato dhe nuk do të lejojë në asnjë moment shkeljen e të drejtavë të minoriteteve.

Ai ka shtuar se shkatërimi i varrezave nuk është pjesë e traditës shqiptare dhe se ky akt është i papranueshëm.

Duke folur për zhvillimet dhe tensionimet e fundit në Luginën e Preshevës, Thaçi ka pohuar se përshkallëzimi i situatës në Preshevë ishte krejtësisht i panevojshëm.

“Ajo ishte një kurth që ishte vendosur nga shqiptarët lokalë me politikanë nga Beogradi dhe kishte një ndikim negativ për Kosovën.

Unë mendoj se ishte qëllimi i Serbisë, mbështetur nga injoranca e disa udhëheqësve politikë në Preshevë”, ka deklaruar Thaçi.

Në fund, ai ka shprehur optimizmin e tij se Republika e Kosovës së shpejti do të jetë anëtare e respektuar e OKB-së, NATO-s dhe BE-së./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit