-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Thaçi kryenegociator potencial

Më të lexuarat

Dialogu i paralajmëruar politik mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet në nivel kryeministrash. Një ditë pasi presidenti serb, Tomislav Nikolic ka paralajmëruar se nuk do të jetë i përfshirë në këtë proces, zyrtarë të lartë institucionalë në Kosovë kanë pohuar se jashtë dialogut do të mbetet edhe presidentja Atifete Jahjaga.
“Presidentja nuk do të përfshihet në asnjë mënyrë në dialog dhe nuk do të jetë as pjesë e ekipit koordinues”, ka thënë një zyrtar i lartë vendës.

I njëjti ka bërë të ditur se mbetjen e presidentes jashtë këtij procesi e ka sugjeruar edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar, shkruan “Koha Ditore”.

Rrjedhimisht, sipas tij, nëse ekipi dialogues serb do të kryesohet nga kryeministri, Ivica Dacic, atëherë edhe ekipi vendës pritet të udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri serb, Ivica Dacic tashmë ka deklaruar se nuk do ta ketë problem të ulet në një tavolinë me kryeministrin Thaçi. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit