3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi falënderon Berishën për Rrugën e Kombit

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Tiranë ndërsa mesditën e sotme ai është takuar me kryeministrin në ikje Sali Berisha.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha shprehu mirënjohjen për vizitën e kryeministrit Thaçi me rastin e përfundimit të mandatit të qeverisë.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për vizitën dhe kënaqësinë time që e prita dhe biseduam përsëri për problemet tona më të rëndësishme”, tha Berisha.

Sipas tij, marrëveshja e Brukselit është e një rëndësie shumë të madhe, që hap një kapitull të ri për paqen në rajon dhe për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Kryeministri Thaçi i shprehu falënderimet e tij ndaj kryeministrit Berisha për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, procesit të saj të integrimit por edhe për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”.

“Sot jam në Tiranë në një vizitë vëllazërore për të falënderuar kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm që kemi patur në këto vite. Dua të falënderoj kryeministrin Berisha për punën e bërë për shqiptarët, për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin në NATO, për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe për ndërtimin e Rrugës së Kombit” tha Thaçi, transmeton oraneës.

Ai gjithashtu u shpreh se e ka njohur Berishën me zhvillimet në Kosovë, procesin e integrimit dhe zgjedhjet e 3 nëntorit ndërsa shtoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me çdo kapacitet politik dhe institucional në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit