1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Thaçi e ka vështirë të zgjedhë mes Albright dhe Pradew

Më të lexuarat

Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar takime sekrete me ish-dipomatin amerikan , James Padrew, i cili po lobon që tenderin për PTK-në ta fitojë konzorciumi i kryesuar nga Aavicena, mirëpo halli i shefit të Qeverisë është se si ta largojë nga loja ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albright.
Sipas letërkëmbimi të siguruar nga “Zëri” mësohen detaje të bisedave interne, ku kryeministri Thaçi u thotë atyre se e ka të vështirë të zgjedhë mes kompanisë së Albright dhe Pardew. Ndërsa fjalët e Thaçit, sipas tyre, dalin të jenë lajka, pasi sipas tyre, dalin të jenë lajka, pasi sipas tyre “i dërguari i kryeministrit”, siç e cilësojnë njërin nga pronarët e medieve në Kosovë, u ka thënë se shqetësim kryesor i Thaçit është që të mos e tradhtoj ish-sekretaren amerikane të shtetit, Albright.
Sipas letërkëmbimit, Pardew ka marrë mbështetje të fortë edhe nga AAK, gjatë një darke pune që ka pasur me një zyrtar të lartë të kësaj partie për rreth dy orë. Ky zyrtar i AAK-së madje i ka premtuar se së shpejti kjo parti do të jetë në koalicion me partinë e Thaçit.
Lobuesit sipas letërkëmbimit janë takuar edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit