-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi dhe Limaj nisin “luftën”

Më të lexuarat

Ka nisur “matja e muskujve” në mes Fatmir Limajt e Hashim Thaçit. Takimi i Fatmir Limajt me elektoratin në Prizren, në “Jerusalemin” e PDK-së ishte i pa koordinuar me agjendën e kryesisë së partisë.

Limaj duke injoruar Hashim Thaçin takoi simpatizantët, gazetarët dhe intelektualët prizrenas.
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj po shfaqet nëpër degët e partisë duke u përpjekur të zgjeroj rrethin e argatëve të tij.
Ditëve të fundit ka filluar fushatën me takimet me elektoratin e tij anekënd Kosovës dhe këtë po e bën pa koordinim me agjendën e kryetarit ose kryesisë së PDK-së.
Disa muaj më parë, derisa Fatmir Limaj ishte në arrest shtëpiak, Hashim Thaçi realizoi takimet të tilla me degët e partisë, raporton zhurnal.
Këto ditë takime të njëllojta po zhvillon Fatmir Limaj në interes të tij personal. Nuk ka koordinim mes tyre. Një matje “muskujsh” e një dyluftim i tyre po vërehet në heshtje. Këta po e injorojnë njëri- tjetrin.
Pas arrestit shtëpiak, rikthimi i Fatmir Limajt në jetën politike publike filloi me shfaqjen e tij në Parlament. Me takimin e së dielës (20 maj 2012) të zhvilluar në Prizren nis një fushatë takimesh që do vazhdojnë në ditët në vijim nëpër disa degë të PDK-së aty ku Limaj i ka argatët e tij.
Takimi i Fatmir Limajt me simpatizantët, gazetarët dhe intelektualët në Prizren, shënon përpjekjen serioze të Limajt për ta rivalizuar Hashim Thaçin nëpër degët e partisë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit