3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tetova në zi, lamtumirë nënës dhe katër fëmijëve të saj

Më të lexuarat

Mijëra qytetarë të Tetovës dhe të ardhur edhe nga qytetet e tjera, bashkë me familjarët, përcollën sot për në banesën e fundit pesë anëtarët e familjes Zylbehari të cilët humbën jetë në mënyrë tragjike nga flakët që përfshinë shtëpinë e tyre një ditë më parë.

Falja e namazit u bë tek varrezat e qytetit të Tetovës, ndërsa në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe bashkëmoshatarët e katër fëmijëve. Nxënësit e shkollës Goce Dellçev dhe Migjeni vendosën edhe kurora me lule të freskëta, ndërsa në emër të shokëve dhe shoqeve të shkollës lexuan dhe një fjalim lamtumire.

Në një deklaratë për media, njëri nga arsimtarët e fëmijëve të cilët humbën jetën në tragjedinë e djeshme tha se ky rast ka goditur të gjithë pedagogët dhe nxënësit, si dhe gjithë opinionin. Pesë anëtarët e familjes Zylbehari humbën jetën mëngjesin e djeshëm nga flakët që kapluan shtëpinë e tyre, gjegjësisht katin e dytë ku qëndronin nëna me katër fëmijët të moshës nga 5 deri në 14 vjet.

Ekipe të policisë, prokurorisë dhe forenzikës kanë kryer hetime për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit që kishte kapluar edhe dy shtëpi të tjera për rreth por në këta të fundit pa pasoja në njerëz.

https://www.youtube.com/watch?v=X9fgUzwv66g

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit