0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tetë shkaqe për përfundim të mirë

Më të lexuarat

Almedin Ejupi

1. Qëndrueshmëria (vendosmëria) në fe.

Allahu i Lartësuar thotë:

Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” (Fussilet: 30)

2. Mendimi i mirë për Allahun.

Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i  Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

Allahu thotë: “Unë jam ashtu siç më mendon robi Im.”(Buhariu dhe Muslimi)

3. Devotshmëria.

Allahu i Lartësuar thotë:

Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi).” (Talak: 2)

4. Sinqeriteti.

Allahu i Lartësuar thotë:

“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Tevbe: 119)

5. Pendimi.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (Nur: 31)

6. Vazhdimësia në veprat e mira.

7. Përkujtimi i shpeshtë i vdekjes.

8. Frika nga shkaqet e përfundimit të keq.

Sikur insistimi në mëkate, vonimi i pendimit dhe dashuria ndaj kësaj bote.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit