Mjeshtëria
Duhet të zotërosh mjeshtëri në shërbimin që e ofron, të dish se si prezantohet ai shërbim, dhe mënyrën se si prezantohet ai.
Dallimi mes njohurisë, veprimit dhe mjeshtërisë:
– Njohuria: Do të thotë të dish informacionet
– Mjeshtëria: Të dish se si t’i vësh në punë ato informacione.
– Veprimi: Ti vësh vërtetë në zbatim ato.
Që të fitosh mjeshtëri, duhet të mësosh gjithçka që ka të bëjë me punën tënde, të lexosh dhe të dëgjosh për gjithçka që ka të bëjë me punën tënde… të kërkosh për çdo të re të fundit, të shkosh në kurse dhe të trajnohesh, e të ndjekësh gjithçka të re dhe të dobishme që të vlen ty në profesionin tënd. Kërko në internet; aty mund të gjesh materiale të cilat të ndihmojnë të mësosh se si t’i mbash nën kontroll nervat e tua, dhe trajnoje veten në vazhdimësi!
Duhet t’i dëgjosh me vëmendje njerëzit, dhe për asnjë arsye të mos e lësh pas dore klientin. Në disa vende, për shembull, vëren se nuk interesohen për klientin, por merren me gjëra të tjera, si duke folur në telefon… Duhet të kesh mjeshtërinë ta tërheqësh klientin, të dish të sillesh me të, dhe të dish se si t’ia prezantosh shërbimin!
Dr. Ibrahim el-Fekij