1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Testohet përdorimi i Twitterit për tërmetet e mundshme në Japoni

Më të lexuarat

Twitter dhe rrjetet e tjera shoqërore kishin një rol kyç në komunikim gjatë cunamit dhe tërmetit në Japoni gjatë vitit të kaluar.

Në të vërtet, numri i përdoruesve të Twitterit dhe faqes Mixi u rrit pasi ata që ishin të prekur, duke kërkuar për përditësime, ose vetëm duke ndjekur ngjarjet, iu kthyen mediave shoqërore për të qenë në kohë reale me zhvillimet.

Pas më tepër se një vit Twitter dhe smartfonët mbesin në qendër të planeve të Japonisë, në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, ashtu siç ishte ilustruar gjatë ditës së djeshme kur Twitter, Yahoo Japan dhe ndërmarrja për pasuritë e patundshme në familjen Mori u bashkuan për të testuar potencialin e aplikacioneve mobile dhe platformës së mikroblogut në situatat e fatkeqësive natyrore.

Japan Times raporton që 100 vullnetarë nga qarku Rappongi i Tokios ishin përzgjedhur për të marrë pjesë në një stërvitje që simuloi një tërmet të madh.

Letra përshkruan sistemin e komunikimit në kohë reale që ishte përdorur për t’i mbajtur të përditësuar njerëzit dhe që t’i mbajë të dalluar në mesin informacionit të saktë dhe të gabuar.

Pjesëmarrësit në të njëjtën kohë morën raportin për tërmetin fillestar përgjatë një aplikacioni për smartfon, për lajmërime emergjente të ofruara nga Yahoo, përpara se të shpërnguleshin në një strehim të rregulluar nga Ndërmarrja Ndërtuese Mori.

Stërvitja kërkonte kontrollim të shpeshtë të përditësimeve në Twitter të bëra nga Mori Building në një shpartallim evakues të përshtatshëm dhe gjithashtu duke cicëruar në vendndodhjet e njerëzve të lënduar të takuar gjatë rrugës.

Twitter është tashmë një metodë e popullarizuar për shpërndarje të informacioneve për tërmetet dhe dridhjet në kryeqytetin japonez.

Shteti është mjaft i prekur nga një numër i madh i tërmetesh dhe si pasojë, një bot i përkushtuar për tërmete është shfaqur dhe është duke arritur të marrë 1 milionë ndjekës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit