Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i unazës njëkahëshe ka përfunduar sot.
Komuna ka falënderuar qytetarët për durimin, derisa ka shtuar se do t’i analizojë të dhënat e marra gjatë fundjavës dhe do të dalin me njoftim për hapët e mëtutjeshëm.
“Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese. Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.