1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Testimi 4-ditor i Islandës në javën e punës ishte një ‘sukses i jashtëzakonshëm’

Më të lexuarat

Njerëzit që punojnë më pak orë në javë janë jo vetëm më të lumtur, por edhe më produktivë në punën e tyre sipas një programi pilot në shkallë të gjerë në Islandë.

Punëtorët në Islandë kanë zgjedhur gjithnjë e më shumë të kenë një javë më të shkurtër pune, pasi dy studime në shkallë të gjerë treguan se më pak orë pune e rrisin “në mënyrë dramatike” mirëqenien e tyre dhe ekuilibrin midis jetës private dhe punës.

Studiuesit thanë se eksperimentet e drejtuara nga Këshilli i Qytetit Reykjavík dhe qeveria kombëtare rezultuan një “sukses i jashtëzakonshëm”, dhe që nga përfundimi i tyre, rreth 86% e fuqisë punëtore të vendit tani po punojnë më pak orë pune pa marrë një ulje page, ose kanë fituar të drejtën ta bëjnë këtë.

Eksperimenti, në të cilin morën pjesë mbi 2.500 punonjës – më shumë se 1% e popullsisë që punon të Islandës – përfshiu një gamë të gjerë vendesh pune, nga kopshtet në spitale dhe zyra te punonjësit e shërbimeve sociale.

Shumë nga pjesëmarrësit kaluan nga një javë 40-orëshe në një javë 35- apo 36 orëshe. Punonjësit raportuan se koha më e shkurtër e punës e bën më të lehtë kryerjen e detyrave të ndryshme shtëpiake, të tilla si blerjet, pastrimin dhe rregullimin, gjatë ditëve të javës.

Ky test konsiderohet se ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm me shume se qe mund ta imagjinoni … nga perspektiva e punëtorëve, por gjithashtu edhe nga punëdhënësit.”

Punonjësit shfaqën “mirëqenie më të madhe, ekuilibër të përmirësuar të jetës së punës dhe një frymë më të mirë bashkëpunimi në vendin e punës – të gjitha keto duke ruajtur edhe standardet ekzistuese të performancës dhe produktivitetit”.

Gjëja më e mrekullueshme që u vërejt gjate kë tij testimi është sasia e kohës që njerëzit kanë për familjen e tyre, dhe mënyra se si ata mund të lidhen përsëri me familjet e tyre duke ju qëndruar pranë”  .

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit