5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Testi i maturës njëri ndër shkaqet e degradimit të arsimit Kosovar

Më të lexuarat

Duke pas parasysh nivelin e zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës, jo të gjitha reformat e e eksportuara prej botës së zhvilluar kanë qenë të suksesshme në arsimin kosovar. Përkundrazi një pjesë e madhe e tyre kanë ndikuar edhe në degradimin e tij. Njëra nga format që Ministria e Asimit e Kosovës e ka organizuar pas luftës, e që ka shkaktuar efekte negative është edhe testi i maturës.

Testët e maturës organizohen në shumë vende të botës. Realisht ato atje organizohen për të treguar të arriturat arsimore të nxënësve gjatë shkollimit të mesëm. Varsisht rezultatëve të arritura, ministritë e tyre intervenojnë në arsimin e mesëm. Pikët që atje arrinë maturanti nuk sherbejnë si kusht për regjistrim në fakultet, sepse atje orientimi i nxënësit për shkollim më të lartë përcaktohet nga arsimtari që nga shkollimi fillor. Pra në botën e zhvilluar Ministria e Arsimit përmes testit të maturës konstaton gjendjen në arsimin e mesëm dhe merr masa për ta përparuar atë.

Në Kosovë, këto teste fatkeqësisht nuk kanë mundur që të arsyetojnë qëllimin, përkundrazi kanë rezultuar me efekte negative.
Testi i maturës ka krijuar vetëmashtrim të qëllimshëm të nxënësi, të prindi, të arsimtari, të shkolla e deri të ministri i arsimit.
Testi i maturës ka krijuar vetëknaqësi artificiale nga shkalla e lartë e përqindjes së kalushmërisë, duke abstrakuar tërësisht mundësitë manipuluese për të arritur atë
shkallë.
Nxënësi nuk ka zgjedhur mjete për të kaluar testin. Me këtë mashtrim me vetëdije janë kënaqur të gjithë: nxënësi, prindi, arsimtari, shkolla, komuna dhe ministria.

Cilat janë disa nga efektet negative të testit të maturës? Do ti veçoja vetëm disa:
1. Sepse në shumicën e rasteve rezultati i kalueshmërisë nuk ka qenë real dhe nuk ka pasqyruar nivelin e dijës të nxënësi;
2. Sepse rezultatët e kalueshmërisë për çdo vitë kanë qenë të fryra;
3. Sepse në të shumtën e rastëve këto teste e kanë avansuar nxënësin e dobët, përmes manipulimeve të ndryshme;
4. Sepse këto teste në disa raste kanë qenë pengesë për nxënësin e mirë, i cili është mbështetur në vetëvehte;
5. Sepse këto teste të nxënësi kanë nxitë aftësinë e manipulimit, kopjimit dhe vjedhjes;
6. Sepse të nxënësit e mirë dhe familjet e tyre kanë shkaktuar stres;
7. Sepse ka pas rastë kur testi është shpërndarë ende pa filluar;
8. Sepse monitoruesit e testit nëpër shkollat ku është mbajtur testi nuk kanë pas kritere të njejta në aspektin tolerues;
7. Sepsme janë hargjuar mjete të konsiderueshme financiare nga Ministria e Arsimit etj.

Ka shumë vite që në Kosovë organizohen testët e maturës. Ministritë e arsimit organizimin e testit të maturës, vazhdojnë ta konsiderojnë ndër aktaktivitet më kryesore. Jemi deshmitarë se këto teste, edhe përkundrejtë angazhimeve, asnjëherë nuk arritën që të tregojnë realisht nivelin e dijës të cilën e ka arritur maturanti gjatë shkollimit të mesëm. Mundësitë manipuluese të formave të ndryshme kanë ndikuar, që jo gjithmanë ndër më të mirët në test të radhitën nxënësit më të mirë. Ka pas raste kur nxënësit më të mirë, në afatin e parë edhe mos ta kalojnë fare testin. Të tillët nuk kanë pasur të drejtën të konkurojnë në afatin e parë të provimeve pranuese për studime, edhe pse kanë qenë më të aftë se të tjerët. Kështu nëpër shumicën e fakultetëve, qysh në afatin e parë të provimit pranues është plotësuar numri i caktuar i studentëve edhe me studentë jo edhe aq meritor për lëminë përkatëse studimore.
Gabimi më i madh është bërë kur në provimin pranues të studentëve, si kriter është marrë numri i pikëve të testit të maturës. Kështu maturantët, edhe pse kanë pasur pikë më tepër në provimin pranues, pikët e testit të maturës ua kanë pamundësuar pranimin në fakultet. Në anën tjetër kanë arritur të regjistrohen në fakultete maturantët më më pakë pikë në provimin pranues por me më shumë pikë në testin e maturës.
Kur merrën parasysh të gjitha këto dobësi që ka treguar testi i maturës, duke shtuar edhe stresin e maturantëve dhe familjeve të tyre, testi i maturës ashtu si është organizuar deri tani, duhet të ndërprehet.
Në vend të tij të organizohen në mënyrë dinitoze vetëm provimet pranuese nëpër fakultete dhe kështu do të shtohej dukshëm cilësia nëpër fakultete, sepse në fakultete do të arrinë të regjistrohën studentët më meritor dhe që kanë afinitet për fakultetët ku konkurojnë. Kriter për të konkuruar në fakultete duhet të mbetët suksesi i arrirur në shkollë të mesme, i cili kishte me motivuar angazhimin e nxënësve gjatë shkollimit të mesëm. Kriter i vetëm dhe kryesor për regjistrim në fakultete duhet të merret vetëm numri i pikëve të arritura në provimin pranues. Kështu fakultetët do të zgjedhin studentët më meritor dhe arsimi universitar do të avansohet në cilësi.
Nëse pretendohet që edhe në të ardhmën të mbahet testi i maturës, ai duhet të bëhet vetëm për të përcjellur arritshmërinë e nxënësve në shkollat e mesme, aq më tepër ku atje mungon inspektimi i proqesit mësimor. Testi i tillë kishte me qenë shumë më objektiv, sepse kishte me u vërejtë edhe angazhimi i sëcilit arsimtar, i sëcilës shkollë dhe komunë.

Hajriz Meleqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit