Tani mund të bleni një makinë Tesla me Bitcoin,”-shkruan Elon Musk në rrjetin social Twitter. Disa kohë më parë, Tesla nën drejtimin e Musk bleu 1.5 bilionë dollarë vlerë të Bitcoin dhe në të njëjtën kohë njoftoi se shumë shpejt do të pranonte Bitcoin si pagesë për produktet e kompanisë së vet. Ndërkohë, Bitcoin u rrit me 5% pas njoftimit nga Elon Musk.
Ky vendim vlen vetëm për SHBA-në të cilët sipas udhëzimeve nga Tesla mund të dërgojnë shumën e kërkuar dhe për 1 minutë ajo do të mund të pranohet. Vlera e një mjeti të Tesla varion nga 37.000 deri në 127.000 dollarë.
Lidhja e Musk dhe Bitcoin po përforcohet akoma, pasi vetë Elon ishte gjithmonë i tërhequr nga kriptomonedha më e vlefshme dhe e famshme në botë. Disa investitorë mendojnë se Tesla dhe Bitcoin janë në një territor flluske. Tesla arriti 800 milionë dollarë në vitin 2020, ra në 600 milionë dhe tani është në 635 milionë. Ndërsa, Bitcoin luhatet nga ora në orë, por e nisi javën me 55.444 dollarë. Shtetet e tjera do të mund të blenë Tesla me kriptomonedhë pak më vonë sqaron kompania.