Giles Fraser / The Guardian
Fjala ‘radikal’ përherë ka qenë një term me përmasa të egzagjeruara, mbushur lehtësisht me çfarëdolloj kuptimesh folësi dëshëron ta mbushë atë. Ka të djathtë radikale, të majtë radikale, ashtu si edhe qendër radikale – çfarëdolloj kuptimi të ketë ajo. Tradicionalisht termi lidhet me luftën angleze në shekullin e 18-të për të avancuar autorizimin dhe kauzën e lirisë, e ka qenë një prej atyre fjalëve pa të cilën nuk kishin si t’ia dilnin politikanët modern. Nëse kërkoni në Google këdo prej grupeve të parlamentarëve duke shtuar fjalët ‘vizion radikal’ do kuptini se çfarë dua të them. Të gjithë i janë mësyrë asaj, të gjithë e pretendojnë, përveçse, sigurisht, vendosni fjalën Islamik më parë. Atëherë ajo menjëherë ajo kthehet në një fjalë të frikshme.
Tashme ne pyesim vazhdimisht: ‘Si të ndalim radikalizimin e të rinjve muslimanë?’ Por kjo pyetje është çorientuese sepse na shpi në drejtim të gabuar. Pse? Sepse përmban supozimin e fshehur se janë idetë radikale, veçanërisht idetë teologjike islamike janë rrënjët shkaktare që çojnë një të ri nga West Yorkshire në një kamikaz të ISIS në Irak. Sipas hipotezës së radikalizimit, është Islami konservator dhe idetë e rrezikshme të gjendura në Kuran ato që motivojnë këtë sjellje vrastare.
Kjo arrinë të më bindë po aq sa copëza vrastare nga Bibla ishin përgjegjse për brutalitetin e IRA. Shumë nga të rinjtë që nisen për të luftuar në Siri dhe Irak vështirë të kenë lexuar më shumë se kapitullin e parë të ‘Islam for Dummies’. Ata shpesh nuk dinë ndonjë gjë për Kuranin e janë po aq të motivuar nga leximet e disa pasazheve po aq sa dhe terroristët republikanë ishin të motivuar nga shkatërrimi genocidial i Saulit ndaj Amalekitëve në Librin e Parë të Samuelit. Sigurisht që gjuha e xhihadizmit të dhunshëm mund të huazojë fjalorin e teologjisë islame – sepse është shënues i vlefshëm identiteti të përbashkët – por rrënja e motivimit si përherë është politika. Anëtarët e IRA-s nuk ishin besimtarë katolikë të Biblës, më së shumti ata ishin ateistë të vendosur. Katolicizmi ishte thjesht shënues i atyre që numërohen si ‘tanët.’ E njëjta është e vërtetë për terrorizmin islamik.
Në fillim të këtij viti, Profesor Arun Kundnani botoi një raport mjaft interesant se si retorika e radikalizimit ka krijuar një ‘dekadë të humbur.’ Në të ai përmbledh bazën e dobët empirike mbi të cilën është ndërtuar lidhja midis teologjisë radikale dhe terrorizmit dhe vë re mënyrën se si industria në rritje e radikalizimit, sidomos në botën akademike, është e lidhur me lobimin politik të konservatorëve që janë të prirur të fajësojnë Islamin konervator për terrorizmin.
Video Player
00:0004:39
Është e rëndësishme që kjo të sqarohet dhe kjo jo për të shfajsuar fenë. Nuk më interesojnë apologjetët këtu. Kësisoj do pranoja këtu që Kurani ashtu si dhe Bibla kanë pasazhe që janë thellësisht imorale. Por kjo nuk duhet t’ju çorientojë. Kjo nuk është mënyra se si apo sepse njerëzit shkojnë në Irak për tu bërë kriminelë vrasës. Ata – më së shumti – shkojnë sepse besojnë se grupimi i tyre po sulmohet, sepse Bashar al- Asad po hedh bomba klorini dhe sepse perëndimi pushtoi Irakun, ashtu si dhe për shkak të torturave në Guantanamo Bay dhe për shkak se kanë një përfytyrim të deformuar e të devijuar aventure në përgjigje të gjithë këtyre që thamë më sipër.
Ne biem pre e hipotezave të radikalizmit sepse ne duam që e liga të jetë misterioze dhe e tjetërzuar; dicka që nuk ka të bëjë me ne. Ne duam që t’i themi vetes që jemi sekularë dhe të iluminuar dhe se nuk kemi të bëjmë dhe gjakderdhjet atje. Kjo është ajo që bëjmë me zakonisht me të ligën – e konceptualizojmë si të jetë sa më larg prej nesh që të jetë e mundur. Por nëse terrorizmi islamik ka të bëjë me të vërtetë me politikën, atëherë na duhet të pranojmë se historia e gjatë e ndërhyrjeve katastrofale të perëndimit në Lindjen e Mesme është pjesë e arsyes e tmerrit që vazhdon të shpaloset atje. Me fjalë të tjera, na duhet të përballemi me përgjegjsinë tonë.
Edhe më shqetësuese se bërja bisht ndaj përgjegjsisë nëpërmjet ndërtimit të hipotezës së radikalizmit është fakti se kur kërkon të parandalosh radikalizmin, këto hipoteza të shpien në drejtim të gabuar. Kur kërkon të gjesh terrorisë, fillo kërko për njerëz që blejnë kimikate të dyshimta e jo për ata që thjesht po kryejnë lutjet e tyre fetare.
Marrë nga e-zani.com