-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Terrorizmi sui generis i Thaçit!

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, dhe ambasadorin e Kosovës në Washington, Akan Ismaili, kanë takuar ndihmës-sekretaren e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

 “Mora mbështetjen amerikane në jetësimin e prioriteteve tona për zhvillim ekonomik, për transformimin e Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, në luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit.”,ka theksuar Thaçi pas takimit.

Nuland është ndalur veçanërisht në çështjet e sigurisë. Me këtë rast, Thaçi është shprehur se “Kosova është dhe do të mbetet shembull në rajon në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit”.

Se për çfarë ekstremizmi e ka fjalën ministri Thaçi se kemi të qartë askush. Ata hoxhallarët dhe disa persona tjerë që u arrestuan më herët për akuzat e terrorizmit, u liruan duke ua hequr të gjitha akuzat. Se çfarë terrorizmi bëhet fjalë askush nuk e ka të qartë. Terrorizëm e ekstremizëm sui generis?

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Kosova po kalon fazën të rëndë të ikjeve masive, që pas krijimit të Qeverisë PDK-LDK, që sipas analistëve po shihet se humbja e shpresës totale në këtë Qeveri, se realisht mund këtu të bëhet shtet normal i të drejtës.

A është kjo strategji për të marrë pëlqimin e ndërkombëtareve thua se ata nuk i kanë parë protestat e fundit? Thua se ata pranojnë që dikush tu hedh hy syve? Po ngecjen ekonomike e zhvillimin normal të vendit nuk e kanë parë?

Ministër më mirë merru me problemet reale të vendit se të mbjellësh armik të paqenë! 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit