Simpatizues të PYD/PKK-së kanë vandalizuar sot një xhami në qytetin Aachen të Gjermanisë, në vazhdën e sulmeve të cilat kanë në shënjestër komunitetin turk musliman.
Vandalët tentuan të largojnë pllakën me emrin e xhamisë në Aachen ndërkohë që thyen disa dritare si dhe ngjitën disa tiketa me sllogane anti-turke të përdoura nga PYD/PKK.
Që nga 20 janari, kur Turqia filloi operacionin ushtarak në veri-perëndim të Sirisë, simpatizantët e PYD/PKK-së kanë sulmuar gjithsej shtatë xhami në qytetet të ndryshme të Gjermanisë.
Sulmi i sotëm është dënuar nga komuniteti turk musliman.
Drejtori i organizatës Pikëpamja Kombëtare e Komunitetit Musliman (IGMG), Selahattin Demirci, deklaroi për AA se ndjehen të shqetësuar për numrin në rritje të sulmeve që për shënjestër kanë xhamitë.
“U bëjmë thirrje agjencive të sigurimit të ndërmarrin masat opër të garantuar sigurinë e muslimanëve”, tha ai.
Së fundmi, është shtuar numri i protestave të dhunshme në Gjermani të cilat i organizojnë sipmatizantë të PYD/PKK-së.
Organizata e PKK-së mbetet e ndaluar në Gjermani, e cila e shpalli të ndaluar në vitin 1993, megjithatë mbetet aktive me rreth 14.000 ndjekës.
Tashmë për një kohë të gjatë Turqia kritikon partnerin e saj në NATO, Gjermaninë për dështimin e saj në qasjen ndaj PKK-së, meqë kjo e fundit shfrytëzon këtë shtet për grumbullimin e fondve dhe aktivitete propaganduese.
Në Gjermani jetojnë rreth tre milionë turq, shumica e të cilëve paraqesin gjeneratën e dytë dhe të tretë të lindur atje./AA