-1 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Terroristët e DEASH-it pranojnë bashkëpunimin me regjimin e Asadit

Më të lexuarat

Pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, të cilët ushtria opozitare i kapi gjatë tentimit për të hyrë në “zonën jokonfliktuale” në Idlib, gjatë marrjes në pyetje pranuan se janë nisur për bashkëpunim me regjimin e Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët e DEASH-it gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se gjatë nisjes nga Hama drejt Idlibit forcat e regjimit dhe avionët rusë kanë qëlluar forcat opozitare, ku DEASH-i nuk ka qenë në objektivin e tyre.

Ushtarët opozitarë fshehin informacionet se ku momentalisht gjenden terroristët, për shkak të mundësisë që Asadi mund të kryejë sulme mbi lokacionin.

Ekipe të AA-së arritën të regjistrojnë transportimin e një grupi të terroristëve të kapur.

Ushtria opozitare siriane dje kapi së paku 400 terroristë të DEASH-it, gjatë përleshjeve me pjesëtarët e kësaj organizate të cilët përmes korridorit që ua hapi regjimi i Asadit synonin të hyjnë në “zonën jokonfliktuale” në Idlib.

Regjimi i Asadit dhe terroristët e DEASH-it tashmë një kohë të gjatë zbatojnë bashkëpunim taktik kundër opozitës në “zonën jokonfliktuale” të luftimeve në Idlib.

Regjimi në tetor të vitit 2017 hapi rrugën terroristëve të DEASH-it përmes Hunayfia, në lindje të Hama, për të arritur deri te rajoni në këtë qytet që është nën kontroll të opozitës.

DEASH-i dhe regjimi i Asadit, në koordinim dhe falë mbështetjes së Rusisë nga ajri, realizuan përparim të konsiderueshëm kundër grupeve opozitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit