0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tërmeti shkatërrimtar, Irani sot në zi kombëtare. Ja gjendja në terren…

Më të lexuarat

Mijëra iranianë kanë kaluar një natë të dytë jashtë në temperatura të ftohta, pasi tërmetit shkatërrues që goditi perëndimin e vendit, raportin BBC.

Bilanci i pasojave në njerëz ka shkuar në 430 të vdekur dhe rreth 7.000 të plagosur. Irani ka shpallur të sotmen si ditë zie kombëtare

Mansoureh Bagheri, një zyrtar i Iranit me Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe, i tha BBC-së se tashmë operacionet e shpëtimit kishin përfunduar, e se njerëzit kanë përparësi shkuarjen drejt strehimoreve sa më shpejt që të ishte e mundur.

Televizioni shtetëror iranian tha se mijëra të mbijetuar kishin kaluar një natë në kampe të improvizuara ose në qiell të hapur, pasi edhe pse shtëpitë e tyre ishin të padëmtuara, ata frikësohen të ktheheshin në banesa për shkak të dhjetëra tronditjeve që pasojnë atë më të madhen, 7.2 ballëshen, që solli dhe katastrofën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit