4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Tërmeti në Nepal: Gati 2,000 viktima – goditet edhe nga një tërmet tjetër i fuqishëm

Më të lexuarat

Tërmeti i fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi dje kryeqytetin Katmandu të Nepalit, ka shkaktuar viktima të mëdha.
 
Njoftimet e fundit, sipas gazetës britanike “The Guardian” bëjnë me dije se shifrat e fundit flasin për rreth 2,000 të vdekur.
 
Operacionet e shpëtimit ende janë duke kërkuar për viktima poshtë rrënojave të ndërtesave të shkatërruara, ndërkohë që disa njerëz po trajtohen në vendngjarje dhe disa të tjerë po dërgohen nëpër spitale me gjymtyrë të thyera dhe plagë të tjera serioze, transmeton Koha.net.
 
“The Guardian” njofton gjithashtu se numri i të lënduarave deri në këtë kohë të raportimit ka arritur në 4629.
 
Lajmi i fundit nga terreni flet edhe për një tërmet tjerët të magnitudës 6.7 ballë të Rihterit.
 
“Edhe një, kemi një pas-tërmet aktualisht”, ka thënë alpinisti indian, Arjun Vajpai për Reuters përmes telefonit. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit