3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Tërmeti ishte 3.8 shkallë Rihter

Më të lexuarat

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës (MZHE) dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, më 23.02.2015 në ora 22:04 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV1/2 ballë të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 13 km perëndim Istogut 10 km veri lindje të Pejës, 67 km perëndim Prishtinës, respektivisht në koordinatat: 42.74 (latituda) dhe 20.35 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 2 km.
 
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e regjionit të Pejës, po ashtu edhe në regjionet tjera të Kosovës.
 
Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit