3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tërmeti 7.1 godet Kaliforninë, zjarr e shkatërrim rrugësh

Më të lexuarat

Një tërmet me magnitutë 7.1 ka goditur Kaliforninë në SHBA. Epiqendra ka qenë në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest.

Sipas mediave amerikane, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet të SHBA-së në 20 vitet e fundit.

Disa shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e tërmetit, ndërkohë që raportohet për rrugë të shkatërruar dhe dëme të shumta materiale. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen me tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme.

Kalifornia u godit edhe të enjten nga një tërmet me magnitutë 6.4.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit