1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tërmete në disa qytete të Shqipërisë

Më të lexuarat

Disa tërmete kanë goditur Shqipërinë në orët e fundit, në qytetet juglindore dhe jugore të vendit, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dëmtuar dhjetëra banesa.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Shqipërisë (IGJEUM), ka regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3, 5, 4.7 dhe 3.7 sipas Rihterit, në territorin e Bashkisë së Korçës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i Bashkisë Korçë, ndërsa në vend nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme.

Njoftohet se në Spitalin Rajonal Korçë janë dërguar katër persona për ndihmë mjekësore, pasi janë lënduar gjatë dëmtimit të banesave dhe sipas informacioneve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga tërmetet janë dëmtuar rreth 100 banesa në Qarkun e Korçës, ndërsa disa prej tyre janë të pabanuara prej shumë vitesh.

Lëkundje sizmike me intensitet më të ulët janë regjistruar edhe në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar për persona të plagosur në këtë qark.

Tërmetet janë ndjerë edhe në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria gjatë viteve të fundit është goditur nga disa tërmete, duke shkaktuar edhe dëme materiale./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit