-0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Tërmet në Kosovë

Më të lexuarat

Sot rreth orës 09: 15 është ndier një tërmet i intensitetit të ulët në disa zona të Kosovës.

Informacione jo zyrtare bëjnë të ditur se lëkundjet e tokës janë ndier më shumë në pjesën veriore të vendit.

Nga Podujeva ka njoftuar se lëkundjet e tokës në qendrën e Llapit kanë ndodhur saktësisht në orën 9:30 minuta. Ato kanë qenë të intensitetit të ulët dhe kanë zgjatur fare shkurtër..

Sipas medieve serbe lëkundja e sotme e tokës është e treta dridhje e tokës brenda dy ditësh në Mitrovicë. Në rajonin e Mitrovicës, në të vërtetë, sipas gazetës Blic, sot kanë ndodhur dy dridhje toke. E para është regjistruar në orën 8.14 dhe kishte fuqinë 3,8 shkallë të Rihterit, ndërsa dridhja e dytë ka ndodhur në orën një orë më vonë dhe ishte me fuqi 3,7 shkallë të Rihterit.

Deri tash nuk ka të dhëna për ndonjë dëmtim eventual.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit