-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tërmet në Itali, panik te banorët. Braktisen banesat, mbyllen shkollat

Më të lexuarat

Panik në Itali pas një tërmeti me magnitudë 4.5 që u regjistrua në Scarperia San Piero, në provincën e Firences, në Mugello.

Ishte ora 4,37 e natës kur banoret dolen të alarmuar pas tërmetit të fortë dhe me një thellësi prej 9 km. Gjatë natës, nga ora 3.38 deri në 3.55, pesë goditje të tjera u regjistruan në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitude 3.4.

Një tjetër tërmet u regjistrua në 4.42 në Barberino del Mugello. Tronditje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në oren 5.29.

Demet e para kane nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur.

Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

Shumë njerëz u larguan nga shtëpite pas tërmetit qe u pasua me pasgoditje të shumta, ndërkohë që shumë të tjerë kanë ndenjur në makina, së bashku me fëmijët.

Shumë thirrje ka pasur per zjarrfikëset dhe ambulancat. Ekspertët thonë se goditja e madhe u ndje edhe në Firence qytet dhe Pistoia. Nga paniku dhe për çështje sigurie u mbyllën shkollat në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio si edhe shkollat dhe çerdhet në komunat përreth.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit