Jugperëndimin e Turqisë dhe ishujt grekë në detin Egje, ndër të cilët edhe Rodos, Kos e Karpatos sot i goditi një tërmet i fuqishëm me fuqi 6.1 ballë të Rihetir, mirëpo, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, tash për tash nuk raportohet për viktima dhe dëme eventuale materiale.
Epiqendra e dridhjes ishte afër bregdetit turk, më saktësisht në afërsi të vendit të vogël turistik Oludeniz.
Dridhja e fuqishme u ndie edhe në ishujt e tjerë grekë, por edhe në brendi të Greqisë dhe në kryeqytetin Athina./zhurnal/kohaislame