3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tërmet i fuqishëm në Nepal, numër i madh i viktimave

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 goditi Nepalin.

Tërmeti me qendër mes Katmandusë dhe Pokharës, ka shkaktuar sipas autoriteteve lokale dëmtime në shumë ndërtesa në kryeqytet ku disa palate janë shembur mes të cilëve dhe një kullë që ishte trashëgimi e Unesco-s. Tërmeti ëshët ndjerë deri në Nju Delhi, në Indi. Për shkak të popullsisë së madhe në zonën e goditur nga tërmeti mendohet se numri ai viktimave ëhstë shumë a madh.

Ministri vendas i informacionit konfirmoi dëmet material por pa folur për viktima edhe pse në gërmadhat e një pallati të shembur sipas dëshmitarëve okularë mund të jenë rreth 400 viktimat. Në Katmandu jetojnë afërtisht 2.5 milion njerëz dhe ndërtesat shpesh herë janë jashtë normave të sigurisë. Ndërkohë edhe aeroporti i vendit është mbyllur pë shkak të dëmtimeve. Burime lokale pohojnë se tërmeti ka shkaktuar edhe një ortek në Everest, i cili ka marrë përpara disa kampingje. Fakti që një komunikim me alpinistët e ndodhur atje në kohën e tërmetit, është i pamundur, bën që autoritetet të mendojnë se mund të ketë viktima të tjera./abcnews/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit