Një tërmet prej 7.3 shkallë të Rihterit ka goditur Oqeanin Paqësor 119 kilometra larg El Salvadorit, duke shkaktuar një paralajmërim të shkurtër të cunamit në shtrirje të bregdetit qendror amerikane, por pa shkaktuar dëme të mëdha ose viktima, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Cunami i vogël ka goditur portin Acajutla të El Salvadorit ka bërë me dije Qendra për Paralajmërimin e Cunamit të Paqësorit.
Paralajmërimi për cunami, që më pas u anulua, u lëshua për El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Hondurasin, Guatemalën, Panamanë dhe Meksikën, transmetojnë mediat.
Shërbimet emergjente në El Salvador dhe Guatemalë thanë se tërmeti nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të dukshëm dhe nuk ka pasur raporte për dëmtime apo viktima nga vendet e tjera të rajonit. /Telegrafi/kohaislame