3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Tenton vetëvrasjen tek Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, reagon Ipeshkvia

Më të lexuarat

Një person ka tentuar dje të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga Katedralja e Prishtines. Sipas informacioneve, një person është ngjitur në Katedralen “Shën Tereza” dhe ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia.

Diten e sotme Ipeshkvia e Prizrenit ka reaguar lidhur me raportimet që janë bërë për rastin e tentim-vetëvrasjes tek Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Në një komunikatë për media, Don Fatmir Koliqi, ka thënë se aty ka shumë pak gjasa që të ndodhin gjëra të tilla, pasi vendi është gjithmonë nën vëzhgim të përhershëm.

Sipas tij alarmi i sotëm ka qenë i panevojshëm dhe i panevojshëm.

Reagimi i plotë:

Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.

Ka qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit