0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tensioni i ulët, simptomat, kurat dhe ushqimet që duhet të konsumoni

Më të lexuarat

Ndieni gjithmonë lodhje dhe jeni tepër të plogësht? Momenti më i keq është kur zgjoheni në mëngjes? Keni një marrje mendsh kur ngriheni, pasi keni qenë ulur? Nëse ju ndodhin të gjitha këto, ka shumë mundësi që të vuani nga tensioni i ulët. Atëherë ja sesi mund ta kapërceni atë…

Ndërrimi i stinëve dhe për pasojë luhatja e temperaturave bëhen pothuajse gjithnjë favorizuese të problemeve shëndetësore, ndër të cilët është edhe tensioni i ulët. Ky shqetësim ndodh për shkaqe të ndryshme dhe prek kryesisht femrat dhe personat e moshuar, megjithatë nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Por cilat janë simptomat e tensionit të ulët dhe mbi të gjitha, çfarë duhet të bëni në këto raste, përfshirë dhe ushqimet që duhet të konsumoni?

Simptomat

Simptomat që tregojnë tension të ulët mund të jenë të ndryshme: lodhje, marrje mendsh, të fikët, mungesë oreksi, shikim i turbullt etj. Këto simptoma treguese mund të shfaqen rrallë ose në mënyrë konstante dhe mund të jenë gjithashtu treguese të shqetësimeve të tjera. Megjithatë, kurdo që të shfaqen është mirë që të veproni menjëherë. Ndonëse shpesh tensioni i ulët nuk është aq i rrezikshëm sa hipertensioni, mund të ketë pasojat e veta, sidomos në rastet më të rënda.

Kurat

Kur dalloni apo matni tensionin dhe rezulton se ai është i ulët, gjëja e parë që duhet të bëni është që të shtriheni, të ngrini këmbët lart dhe të sigurohuni që të keni liruar veshjen apo rripin, në mënyrë që të lejoni qarkullimin e gjakut në tru dhe në zemër. Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies të menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë. Efekt të njëjtë ka edhe pirja e kakaos, kafes dhe e çajit, pasi të gjitha mundësojnë ngritjen e tensionit. Sa u përket personave që vuajnë shpesh nga tensioni i ulët ata duhet të bëjnë kujdes kryesisht me ushqimet që konsumojnë. Ata duhet të evitojnë në mënyrë të veçantë të ngrënit me sasi të mëdha. Po kështu duhet të bëjnë shumë aktivitet fizik, por duhet të mos dalin gjatë orëve më të nxehta apo të kryejnë sforcime të tepruara. Ndonjëherë duhet të keni parasysh të bëni dush të ftohtë, pasi ai lehtëson hapjen e venave të gjakut. Gjatë banjës këshillohet edhe përdorimi i rozmarinës.

Çfarë duhet të konsumoni

Është e nevojshme që të konsumoni një sasi më të madhe të kripës, sigurisht duke mos e ekzagjeruar. Bëni kura magnezi dhe kaliumi që gjenden kryesisht tek ushqimet e sidomos te bananet. Aleatë të tjerë kundër tensionit të ulët janë gjithashtu jamballi, lëngu i panxharit, shega dhe rrushi pa fara. Në këto raste mund të vijë në ndihmë edhe kafeja, megjithatë është më mirë që të mos abuzoni, ndërsa duhet të evitoni konsumimin e alkoolit. Këto janë disa sugjerime të cilat mund t’i bëni në kushte shtëpiake, por nëse vuani në mënyrë konstante nga tensioni i ulët është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku specialist, i cili do të mund t’ju japë një kurë më të saktë për problemin tuaj.

Të prekurit

Në ditët e sotme dëgjon prindërit, të afërmit, miqtë apo edhe ata që nuk i njeh, të ankohen vazhdimisht për probleme me emrin e sidomos me tensionin e gjakut. Disa shqetësohen nga tensioni i ulët e disa nga tensioni i lartë i gjakut. Por gjithsesi kjo është shumë shqetësuese. Mjekët thonë se në përgjithësi, është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit, të cilët pësojnë infarkt, të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Te të sëmurët me hipertension vendosen në zemër tuba të vegjël për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik për pacientin. Sipas studimeve të realizuara nga një ekip mjekësh dhe studiues të tjerë u analizuan të dhënat e rreth 50 mijë pacientëve amerikanë që kanë pësuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin të shpërndajë gjak të mjaftueshëm në të gjitha organet e tjera të trupit.

Aleatë të tjerë kundër tensionit të ulët janë gjithashtu jamballi, lëngu i panxharit, shega dhe rrushi pa fara. Në këto raste mund të vijë në ndihmë edhe kafeja, megjithatë është më mirë që mos të abuzoni, ndërsa duhet të evitoni konsumimin e alkoolit

Simptomat që tregojnë tension të ulët mund të jenë të ndryshme: lodhje, marrje mendsh, të fikët, mungesë oreksi, shikim i turbullt

Në situata emergjente, si për shembull në rastin e rënies së menjëhershme të tensionit, duhet të pini një gotë me ujë dhe sheqer ose thjesht të vendosni një lugë me sheqer në gjuhë/GSH/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit