Austria ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve hungareze për të pezulluar Marrëveshjen e Dublinit, e cila rregullon juridiksionet e shteteve anëtare të BE-së në lidhje me emigrantët duke tërhequr ambasadorin nga Budapesti.
Austria ka reaguar ashpër ndaj vendimit të autoriteteve hungareze për të pezulluar Marrëveshjen e Dublinit, e cila rregullon juridiksionet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me emigrantët duke tërhequr ambasadorin e vet nga Budapesti, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë ka urdhëruar tërheqjen e ambasadorit në Hungari, Michael Zimmerman.
Paralelisht me këtë, shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz ka patur një bisedë telefonike me homologun hungarez, Peter Szijjart ku i ka porositur se Vjena nuk do të tolerojë pezullimin e parimeve themelore në lidhje me azilkërkuesit dhe theksoi se ky është një akt i papranueshëm.
Kurz u bëri thirrje autoriteteve hungareze të revokojnë pezullimin e Marrëveshjes së Dublinit, dhe porositi se në të kundërtën kjo mund të ketë “pasoja negative”.
Marrëveshja e Dublinit parashikon që anëtarët e BE të kthejnë emigrantët e paligjshëm në vendin ku ata hynë në Union dhe që ky shtet anëtarë të jetë përgjegjës për përpunimin e kërkesave të tyre për azil.
Azilkërkuesit në BE zakonisht hyjnë përmes Italisë dhe Hungarisë, ndërsa Hungaria ka njoftuar javën e kaluar se nuk do të pranojë mbrapa azilkërkuesit të cilët përmes saj kanë hyrë në Austri dhe në vendet tjera të BE-së, dhe se në kufirin me Serbinë do të vendosë murin e lartë për të parandaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga ai drejtim.kohaislame