-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tension te Rektorati

Më të lexuarat

Policia ka përdorur dhunë mbi protestuesit po ashtu ka hedhur gaz lotësjellës, raportohet për disa protestues të lënduar mirëpo nuk dihet ende numri i tyre.

Ka filluar përleshja në mes të studentëve dhe Policisë. Janë lënduar disa studentë protestues si pasojë e gazit lotsjellës dhe sprejit që po përdor Njësia Speciale para Rektoratit.

Është dita e tetë që studentët e Universitetit të Prishtinës dhe anëtarë të shoqërisë civile po protestojnë para Rektoratit të UP-së për të kërkuar dorëheqjen e rektorit  Ibrahim Gashi.

Kërkesë e studentëve është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues. Ndryshe, edhe Kuvendi i Kosovës po diskuton lidhur me gjendjen e UP-së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit