Një i ftohtë i papritur ka kapluar Arabinë Saudite ditën e sotme pasi temperaturat janë ulur deri në minus gjashtë (-6) gradë celcius në një pjesë të mbretërisë.
I ftohti është si pasojë e stuhisë së borës, e cila ka përfshirë Lindjen e Mesme këto katër ditët e fundit.
Nga kjo stuhi janë përfshirë edhe vende të tjera si Kairo dhe Damasku.
Autoritetet saudite kanë shpëtuar 23 persona mbrëmjen e së shtunës, ndër to ishin 7 gra dhe 11 fëmijë, të cilët kishin ngecur nga bora e papritur që ra pranë kufirit me Jordaninë.