Shumë prej nesh kanë qënë të sëmurë me temperaturë. Madje një pjesë e jona ka pasur temperatura shumë të larta. Kemi dy lloj temperatuash: Temperatura afatshkurtër, që shkaktohet nga pezmatimi, nga lëvizja e tepërt ose nga qëndrimi i gjatë në temperatuat e larta, të verës ose në të ftohtin e acartë të dimrit. Përveç rasteve të tjera është edhe temperatuara traumatike, e cila ndahet në tri kategori: temperatura traumatike e cila fillon në gjak. Gjaku, duke qenë njëri ndër katër sekrecionet e trupit, zhvillon temperaturën (e ngrit atë) dhe ajo më pas përhapet në tërë trupin. Kur temperatura është e lidhur me shpirtin që quhet temperaturë njëditëshe, dhe mund të zgjasë deri në tri ditë, kur temperatura është e lidhur me katër sekrecionet themelore të trupit si: vreri ( i verdhe) mukusi, dhe gjaku i përbërë që është quajtur kalbësira. Dhe më në fund kur temperatura shkaktohet nga organi primar, që është quajtur molisëse. Abdullah ibn Omeri trasmeton hadithin që i Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ka thënë: “ Fuqia e temperaturës është ajo që djeg fuqishëm sikur të jetë lëshuar nga zjarri përvëlues i Xhehennemit, andej duhet ta ftoni me ujë.” Ky hadith dikur i ka habitur shumicën e mjekëve të papërvojë të cilët ja dolën të bindnin disa ligjvënës që nuk besonin ( të dyshimtë) që këtë ta konsiderojnë si një hadith jo të saktë.
Prandaj me lejën e Zotit do të shpjegojmë thelbin e këtij mendimi të rëndësishëm të profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] i cili është zbulim hyjnor. Shpesh zbulimet, kur nuk kuptohen drejt bëhen kundërthënëse për njerëzit e udhëzuar. Duke ndjekur praktikën e mjekësisë modernë vërejme se është bërë zakon që nga pediatrit të dëgjojmë udhëzime që fëmijës me temperaturë t’i bëhen banja me ujë të ftohtë derisa t’i bjere temperatura. Prandaj ne arumentojmë duke dëshmuar ndërsa All-llahu është ndihmësi ynë, se i Dërguari i Tij [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] e ka thën një të vërtetë! Thënia e Profetit të njerzimit, [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ka dy kuptime. Kuptimi i parë është i përgjithshëm për të gjithë njerëzit, ndërsa kuptimi i dytë është i veçantë dhe ka të bëjë vetëm me disa njerëz. Pra me njerzit që jetojnë në vende dhe vise të nxehta. Në rastin e vendeve të nxehta është diçka e rëndomtë që të vuajnë nga temperatuara afatshkurtra, që janë pasojë e qëndrimit në temperatura të larta.
Kjo temperaturë e lartë duhet të shënohet duke pirë ujë të ftohtë ose duke u larë me të. Por qëndrimi në një temperaturë të ulët mund të shkaktojë gjithashtu këso temperatura të larta. Në të tilla rastë veprohet edhe duke pirë lëngje të nxehta ose duke u larë me ujë të nxehtë. Mbi ato që mëson mjekësia, zjarrmia është temperaturë bilogjikisht jonomale jo e natyrshme e cila fillon në zemër dhe rritet nëpërmes prishjes të hormoneve të caktuara të gjakut që lidhen me shpirtin ose me frymën dhe duke kaluar nëpër drejtimin qendron nëpër vena dhe arterie. Një temperaturë e tillë përhapet nëpër tërë trupin dhe ngritet deri në atë shkallë sa mund të shkaktojë çekulibrimin biologjik, i cili vepron dëmshën në funksionet natyrore të trupit.
Anët pozitive dhe dobitë e temperaturës
Dikush me të drejtë do pyese se a ka dobi temperatura?! Ose si mundet të jetë e dobishme temperatura?! Me lejën e Zotit do të zgjerohemi në disa koncepte të dobishme. Ndonjëherë që të dy temperaturat afatshkurtra dhe temperatura traumatike prodhojnë dobi biologjike që nuk mund t’i arrije asnjë ilaç i përgjithshëm. Disa baktere shkaktojnë sëmundje ndërsa organizma të tjerë mikorbaterore dhe enzime shkaktojnë fermentimin i cili ndihmon zbërthimin e komplekseve molekulare ( molekulat e përbëra) në bashkëdyzime organike. Një fermentim i tillë është i domosdoshëm për kirjimin e proteinave në trup. Një temperaturë e thjeshte e cila shkakton prishjen(vdekjen) mund ta ndihmojë trupin që të zhvillojë bakteret e nevojshme dhe enzimat që nuk do të mund të zhvilloheshin në ndonjë mënyrë tjetër. Madje shpesh-herë temperatura është ë dobishme për sekrecionet e turbullta të trupit, ndihmon në shërimin e paralizës dhe tret aq sa shpejton hapjen e rrugëve që mjekësia e përgjithshme nuk mund t’i arrijë. Disa dobi të tjera që sjell temperatura janë: Mund t’i ketë pacientet e sëmurë nga oftalmia dhe trahoma me spazma kronike dhe spazma tonike.
Në raste të caktuara mjekët e ditur dhe hakimët me përvojë rënien e temperaturës e quajnë shënjë të mirë të përmirësimit, kur shkaku bakteror fermentimit është trajtuar me “ilaç efikas” Me pak fjalë temperatura ndonjëherë siguron kushte të përshtatshme për ilaçet në mënyrë që të eleminohet më mirë nga trupi. I referohemi fjalës së Profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] “Ftohni me ujë” mund të kuptohet gjithashtu si ilaç për temperatura afatshkurtra. Kjo arrihet duke e larë pacientin në ujë të ftohtë ose duke i dhënë për të pirë ujë akull të ftohtë, kështu që pacienti nuk do të kërkojë asnjë trajtim tjetër plotësues. Në këtë rast gjendja e mprehtë do të përmirësohet dukshëm dhe do të ftohet nëpërmjet kontaktit me këtë substancë kaq të ftohtë, pa shkaktuar reaksione biologjike në trup. Galeni në komentet evet i ka njohur dobitë nga përdorimi i ujit të ftohtë kundër temperaturës së pritshme afatshkurtër: Kur personi i trashë që ka moshë të re dhe ka lëkurë të shëndoshë vuan nga temperatura afatashkurtër që është shkaktuar nga koha e nexehtë pa ndonjë pezmatim të dukshëm ose infektim ai mund të qetësoje temperaturën duke u larë ose duke notuar në utë të ftohtë.
Kur i Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] kishte temperaturë të lartë, ai e kishte zakon të kërkonte një shtambë ujtë të ftohtë të cilën e derdhte në kokë ose bëntë gusull. Kjo këshillohet në viset e nxehta. Gjithmonë njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm dhe nuk duhet ta lejoje vetën të përjetojë temperatura të larta, por menjëhrë kur shikohet gjendja jo normale duhet t’i drejtohet mjekut për ekzaminim të hollësishëm.