Të lësh fëmijët nën moshën dy vjeç para televizorit, nuk është një ide e mirë.
Sipas një studimi amerikan të “Seattle Children’s Hospital”, fëmijëve nën moshën 2 vjeç, shikimi i televizorit nuk u bën mirë.
Ky studim është publikuar në revistën “Acta Paediatrica”, ku theksohet se ndjekja e televizorit me kohë të zgjatur, nuk lejon zhvillimin normal të një të mituri.
Gjithashtu, sipas studimit, fëmijët nuk duhet të kalojnë shumë orë duke parë filma vizatimorë, pasi kjo mund t’i lidhë përherë e më shumë me ekranin e televizorit.
Të dhënat flasin se në SHBA, vetëm 6 % e prindërve e dinë me saktësi se çfarë rreziqesh kanë fëmijët që shikojnë me orë të zgjatura televizorin.