4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Telefoni i fuqishëm i Pentagonit që çdo gjë që bëni, do të ju përgjohet!

Më të lexuarat

Qeveria amerikane së shpejti do të vëzhgojë të gjitha aktivitetet e punonjësve duke përdorur inteligjencën artificiale.
Një startup është duke krijuar sistemin e telefonit mobil që do të mësojë për të gjitha ato që bën përdoruesi i tij.

Ai në mënyrë konstante do të gjurmojë sjelljen, aktivitetin dhe do të krijojë profilin e identitetit të përdoruesit.

Profili i gjeneruar i inteligjencës artificiale do të zëvendësojë qasjen e punonjësve në kartela dhe sistemin e lejekalimeve.

Kompania që do të prodhojë telefonin për Pentagonin, do të sigurojë sistemin multi-faktor të autencitetit për telefona të mençur dhe kompjuterët.

Sistemi zëvendëson të gjitha qasjet e kartelave dhe lejekalimeve dhe alarmon sigurinë nëse dikush tjetër është duke përdorur pajisjen.

Ai e bën këtë duke përdorur të dhëna të sjelljes ose ‘biometrikut’ të çdo personi, siç është mënyra se si ecin, ndërveprojnë me telefonin e tyre, udhëtojnë në punë dhe si dhe ku kalojnë kohën e tyre.

Është ekuivalenti i inteligjencës artificiale të gjurmëve të gishtërinjve të një personi, por është shumë më e vështirë të thyhet, ndërsa sistemi vazhdimisht ushqehet me tipare të shumëfishta dhe do të dijë nëse dikush tjetër po përdor telefonin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit