4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Telefonata që i priu vrasjes së Agonis Tetajt

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë ndaj të dyshuarit Shaban Gogaj, i cili dyshohet se dy ditë me parë në lokalin e tij në Deçan e privoi nga jeta punëtorin Agonis Tetaj.

Sipas prokurorisë, më 23 shtator 2018, në lokalet e kompanisë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj me dashje e ka privuar nga jeta Agonis Tetajn, dhe ka vënë në rrezik persona të tjerë.
Më herët Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës se paraburgimit ndaj Shaban Gogaj, të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetaj, dy ditë më parë në Deçan.Prokuroria kërkesën e ka mbështetur mbi dyshimet se i dyshuari mund ta pengojë rrjedhën normale të procedurës hetimore dhe të ndikoje në dëshmitarë pasi që “shumica janë punëtorë të tij”.

Prokuroria pretendon gjithashtu se i dyshuari Gogaj mund të fshehë prova.

Gjithashtu prokuroria pretendon se raportet ndër-familjare janë të acaruara pas vrasjes së dielës dhe “mund të vijë deri te kryeja e ndonjë vepre tjetër penale”.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, avokati Gëzim Baloku, tha së prokuroria është ngutur me kualifikim juridik dhe kërkoi nga gjykata që të dyshuarit t’i caktohet arresti shtëpiak.

“Mendoj që prokuroria së pari është ngutur në kualifikimin e veprimeve të të dyshuarit, kur e ka kualifikuar si vrasje e rëndë. Këtë e them për shkak se duke marrë parasysh lajmin e parë në media, që ka qenë vrasje aksidentale, këto të dhëna në media i kanë dhënë organet policore. Ne i propozojmë gjykatës që të dyshuarit t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak pasi që është mjaft e rëndë dhe e pengon ndikimin në dëshmitar”, tha mbrojtësi Gëzim Baloku.Po ashtu prokurorja e rastit e rastit, Sahide Gashi, e njoftoi gjykatën se prokuroria ka ndërmarrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak së ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari e ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Shaban Gogaj dyshohet se më 23 shtator 2018, në lokalet e kompanisë “Gogaj AG”, me dashje e ka privuar nga jeta Agonis Tetajn, dhe ka vënë në rrezik personave të tjerë.

Sipas prokurorisë, i dyshuari menjëherë pasi kishte marrë një telefonatë, kishte shkuar te sirtari në zyrë, e kishte marrë pistoletën, dhe pasi e kishte futur fishekun në tytë, e kishte qëlluar në kokë tani të ndjerin Agonis Tetaj.

Ai po ashtu dyshohet për armëmbajtje pa leje, pasi që gjatë kontrollit të policisë në sirtarin në fjalë janë gjetur 2 armë të cilat kanë rezultuar se janë pa leje./Kallxo.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit