Një aksident në një teleferik në vendpushimin lindor Gudauri të Gjeorgjisë ka lënë 8 vetë me lëndime të lehta, njoftoi kompania për zhvillim të zonave malore të Ministrisë së Ekonomisë të Gjeorgjisë.
Sipas mediave të huaja, asnjë viktimë nuk është regjistruar, duke shtuar se një nga tetë të plagosurit tashmë është liruar nga spitali.
Të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalin lokal nga tre brigada emergjente. Nëse është e nevojshme, individët do të transportohen në Tbilisi me automjete speciale emergjente.
Ndër të plagosurit janë qytetarët e Suedisë dhe Ukrainës, ndërsa arsyeja e saktë për incidentin ende nuk është gjetur.
Është spekuluar se fajtori mund të ketë qenë problemi i frenimit, apo ndoshta edhe një luhatje e tensionit të energjisë elektrike. /Telegrafi/