Tel Aviv – Burime nga regjimi sionist kanë bërë të ditur se Tel Avivi ka pranuar futjen e 10 brigadave të ushtrisë egjiptiane në gadishullin Sinai.
Lajmi është bërë i ditur nga kanali 2 i regjimit sionist sipas të cilit brigadat e ushtrisë egjiptiane përbëhen nga forcat komando dhe ato tokësore. Burimet ushtarake të regjimit sionist kanë njoftuar për përpjekjet e grupeve islamiste për të goditur Izraelin në zonat jugore. Një ditë më parë regjimi sionist ka pranuar se nga rajoni Sinai në drejtim të qytetit Ailat në jug të Palestinës së pushtuar, janë lëshuar tre raketa.