tekstet shkollore, me të cilat mësohet në shkollat brenda sistemit të arsimit në Kosovë, vërehen edhe shembuj të ashtëquajtur më të vrazhdë për moshën e fëmijëve.
Libri “Leximi” i klasës së tretë të nivelit fillor ka raste që të bën të mendosh nëse libri është i dedikuar për nxënës të arsimit të mesëm, e jo ata të nivelit të ulët fillor.
“Mësuesit i rrihnin me egërsi fëmijët. Mësuesit i dënonin vetëm ata që nuk i mësonin mësimet” shkruan ndër të tjera në një tregim të librit “Leximi” për nxënësat e klasës së tretë.
“Nëna e qet Nolin në thes e niset për në shkollë” është një nga tregimet tjera që mund t’ë nxisë agresivitet tek 8 vjeçarët.
Një shembull tjetër tregon se si Mikeli i vogël e nget biçikletën pa duarl gjersa mbanë duart në bel.
Mikeli në këtë tregim e provon edhe ngasjen e biçikletës me dy rrota me të cilin tregim autori dëshiron të tregoi siç thotë “dreqnitë” e tija.
Ka raste kur ka bazë edhe të diskriminimit gjinor pasi që krahason gjininë femrore me gjësende materiale.
Kritika të ngjashme ka patur edhe në librat e tjerë të nivelit fillor për të cilat Ministria kishte thënë se i janë përshtatur kritereve dhe kurrikulave shkollorë./Indeksonline/