3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Teksas – të shtëna në kolegj, 3 të plagosur

Më të lexuarat

Tre persona janë plagosur pas të shtënave në një kolegj në veri të Houstonit, Teksas.

Policia thotë se dy njerëz, njëri prej të cilëve ishte student, u grind të martën në kolegjin Lone Star dhe nxori armët.

Një nga sulmuesit është plagosur dhe dy kalimtarë u goditën gjithashtu. Është e paqartë nëse ndonjë prej tyre është plagosur rëndë.

Policia thotë se dy persona të armatosur të dyshuar u arrestuan.

Të shtënat e së martës erdhën ndërsa Amerika është përfshirë në një debat mbi kontrollin e armëve pas masakrës së 20 fëmijëve të shkollës fillore në Konektikat në muajin dhjetor.

Presidenti Barack Obama ka bërë thirrje për ligje më të forta ndaj armëve, ndërsa kundërshtarët thonë se Kushtetuta u garanton atyre të drejtën për t’u armatosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit