DARPA, agjencia amerikane që bën kërkime për armë, ka publikuar një incizim ku tregohet plumbi i cili ndryshon drejtimin kur objektivi është në lëvizje, kërkim ky pjesë e programit EXACTO (Extreme Accuracy Tasked Ordnance).
Plumbat prototip janë bërë në shkurt të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Agjencia thotë se kjo teknologji e re është bërë për të ndihmuar snajperët që shumë shpejt të identifikojnë objektivat në vendet armiqësore dhe të largëta si Afganistani, ku erërat dhe terreni me pluhur mund të ndërhyjnë në saktësinë e goditjes.
Dhe në këtë video, tregohet se për të përdorur këta snajperë nuk duhet të jeni një ekspert i goditjes. Kjo pasi që, ai është testuar nga profesionistë dhe nga ata të cilët e kanë përdorur për herë të parë. kohaislame