Arabia Saudite do të paguajë një çmim shumë të lartë për ekzekutimin e liderit shiit saudit, Nimr Baqer al Nimr, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hossein Jaber Ansari, i cituar nga agjencia IRNA.
“Qeveria sauditë nga njëra anë mbështet lëvizjet terroriste dhe ekstremiste dhe nga ana tjetër përdor gjuhën e reprezaljes dhe të dënimit me vdekje kundër opozitarëve të brendshëm. Do të paguajë një çmim të lartë për politikat e saj”, deklaroi Jaber Ansari, pas ekzekutimit të 47 personave të dënuar për terrorizëm.
(TRT)