Helmi ndaj këtyre brejtësve pothuajse nuk bën asnjë efekt, kështu që autoritetet janë të detyruara të përdorin mjete të tjera. Natën 10 njësi snajperësh dalin për gjueti ndaj minjve që kanë pushtuar 26 zona të kryeqytetit iranian.
Biologu, i cili këshillon shërbimin shëndetësor të qytetit, rrëfeu se minjtë e Teheranit janë shumë më të mëdhenj se ata të zakonshëm. “Ata nuk janë vetëm më të mëdhenj, por edhe në pamje të jashtme janë disi të ndryshëm. Zakonisht një ndryshim i tillë ndodh përgjatë disa miliona vjetësh. Pesha e tyre ka arritur në rreth 5 kg. Macet janë inferiore para tyre për sa i përket madhësisë”, – njoftoi eksperti iranian.