1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Teatri i përgjakur në Paris

Më të lexuarat

Muamer ef. Zukorliq, myfti i Sanxhakut

Ne myslimanët çdo fjalim e fillojmë me lutje për Allahun (xh. sh.) dhe me salavate për pejgamberin e fundit,  Muhamedin (a. s.), për familjen e tij dhe për shokët e tij.

Si çdo mysliman i fillimit të shekullit XXI, parimisht, e që mos të akuzohemi se gjoja mbështesim terrorizmin, rreptësisht e dënoj të ashtuquajturin sulm terrorist ndaj gazetës “Çarli Hebdo”, cilido që ta ketë bërë dhe kushdo që të qëndrojë pas tij. Sipas të gjithë treguesve, në Paris ndodhi një akt i përgjakshëm i dhunës. A mund të quhet ky akt i dhunës sulm terrorist, mbetet çështje e hapur. Që një akt të jetë i kualifikuar si terrorist, sipas formulimit të pranuar ndërkombëtar, patjetër të vijë nga organizatat ose strukturat shtetërore, me qëllim futjen e frikës (terrorit) ndaj individëve të panjohur, pjesëtarë të një kolektiviteti, për qëllime të caktuara. E kjo do të thotë se akt terrorist nuk mund të konsiderohet akti i individit ndaj një organizate a strukture të caktuar shtetërore, por kjo mund të trajtohet si atentat, si likuidim ose si ndonjë akt tjetër kriminal. Dhuna nga konflikti i ndërsjellë i organizatës dhe i institucionit trajtohet në të njëjtën mënyrë, ndërsa konflikti ndërmjet shteteve ose popujve konsiderohet luftë. Kualifikimi i një ngjarjeje si atentat përbën problemin e brendshëm të një shtetit dhe autorit të tij, qoftë të jetë fjala për individ apo për grupe.

Sulmi ndaj “Çarli Hebdo” nuk mund të shikohet thjesht, por atë duhet parë nga më shumë aspekte, për arsye se shkaqet dhe pasojat janë më se të komplikuara për një perceptim bardhë-zi, të njëtrajtshëm. Edhe pse është akt brutal i dhunës,  me pasoja tragjike për jetën e dymbëdhjetë njerëzve, do të kishte qenë naive të pranohet se fjala është për terrorizëm fanatik, duke injoruar mundësitë e atentatit ose të aktit terrorist të faktorëve të tjerë të interesit. Prandaj, sulmi ndaj redaksisë “Çarli Hebdo” kërkon një shikim nga më shumë, për këtë ngjarje, kënde të rëndësishme, që së paku deri diku të ndriçohet ajo që tash shpejt ndodhi në Paris.

Islami dhe dhuna

Nuk ka religjion, as botëkuptim tjetër sikurse Islami që me aq rigorozitet e dënon dhunën. Qëndrimi i Islamit ndaj dhunës është i definuar në më shumë ajete dhe hadithe. Mes tjerash, në Kuranin fisnik thuhet: “Kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve.”(El-Maide, 32)

Kjo është porosia e fjalës origjinale të Zotit – ai që nuk i beson kësaj, nuk është mysliman. Ne myslimanët këtë vlerë e trashëgojmë në zemër dhe në vetëdije dhe e respektojmë atë me veprimet tona. Epo,  pas kësaj kush mund ta akuzojë fenë islame për terrorizëm ose për çfarëdo forme tjetër të dhunës!?

Prandaj, ju që nuk doni të ofendoni Islamin dhe myslimanët, ju lutem me përgjërim, përmbahuni nga lidhja e terrorizmit me Islamin, qofshi të jeni politikanë, gazetarë apo analistë. Mos shfrytëzoni shprehjet sikundër janë terrorizëm islamik, islamizëm radikal, xhihadizëme të ngjashme. Mjafton që të thoni terrorizëm, radikalizëm, fanatizëm, ekstremizëm e të ngjashme me këto.

Sipas mësimit të së drejtës islame (të sheriatit), forca mund të përdoret vetëm mbi bazë të vendimit valid të gjyqit legal dhe legjitim, në luftë, si dhe në vetëmbrojtje, por edhe kjo mbi bazë të akteve shumë qartë të përcaktuara me precizitet.

Liria e shprehjes ose gjuha e urrejtjes

Karikaturat blasfemike të “Çarli Hebdo-së” dhe të gazetave të ngjashme me të arsyetohen me njërën prej, kinse, të arriturave më të vlefshme të civilizimit perëndimor,  të njohur si liria e fjalës ose liria e medias. Nuk ka dyshim se liria është modaliteti ekzistencial dhe njëra prej vlerave më të larta të qenies njerëzore, siç është e pamohueshme që liria joparimoredhe joparimisht e pakufizuar e njërës palë detyrimisht çon në shkeljen e parimeve themelore të fesë për lirinë dhe,  mbi këtë bazë, imponon moslirinë dhe padrejtësimin e të tjerëve. Prandaj,  teoricienët perëndimorë të së drejtës janë të pajtimit se liria e njërit njeri shkon deri te kufijtë e lirisë së njeriut tjetër, e cila gjë për Islamin është e pranueshme vetëm si njëra prej dispozitave me të cilat rregullohen marrëdhëniet ndërnjerëzore. Sipas koncepcionit islam, liria shtrihet nga ndalesa kufitare drejt hapësirës së hapur reale dhe parimore, që e përbën njerëzinë e vërtetë, dhe shihet në përgjegjësinë për të tri drejtimet e raporteve të mundshme: raportit me Zotin, raportit me vetveten dhe raportit me të tjerët. Koncepcioni i tillë është i vetmi i pranueshëm në sistemin e drejtësisë, për shkak se përbën tërësinë, e kjo do të thotë se me thyerjen e njërit relacion të raportit, patjetër vjen në thyerjen e dy të tjerave, me shenjën se raporti me Zotin merr përgjigje ekskluzivisht para Zotit. Për raportin me vetveten,  përgjigjet para vetvetes dhe para Zotit, e për raportet me të tjerët,  përgjegjësia bartet para të drejtës njerëzore, para vetvetes dhe,  gjithsesi,  para Zotit. Ky sistem juridik brenda njeriut e bën përgjegjësinë individuale, si dhe,  mbi të njëjtën rreptësi,  patjetër të mbajë llogari për atë çka mendon, për atë se çka thotë para të tjerëve dhe për gjithçka çfarë bën, kështu që mbi këtë parim mund të përfundohet se askush nuk mund ta marrë përgjegjësinë e huaj, as të veten t’ia bartë tjetrit.

Prandaj,  liria pa kufizime dhe pa kufi parimisht të përcaktuar, në të vërtetë, çon në devijimin e konceptit të drejtësisë dhe në rregullim të gabuar social, sikundër që dhe në anarki e çrregullim të përgjithshëm. Që të mos jemi në një pozitë të këtillë të palakmueshme, e që të ruhet harmonia dhe baraspesha e raporteve mes njerëzve, shoqëritë e zhvilluara rregullohen me ligje, të cilat i definojnë kufijtë dhe rregullat e lirisë.

Çdo bashkësi ka simbolet dhe vlerat e veta, si dhe mënyrën precize të zbatimit të tyre, në të kundërtën, një bashkësi e tillë do të konsiderohej një grumbull banal njerëzish me sjellje të paparashikueshme. Sistemi i sotëm gjeopolitik dhe ndarjet me kufij në botë,  janë pa precedent në realitetin multietnik dhe multikulturor, që vetvetiu e bën të domosdoshëm detyrimin njerëzor për një kuptim më të gjerë të marrëveshjes për bashkekzistencë. Shumë vende evropiane me ligj e kanë trajtuar kuptimin e blasfemisë, duke sanksionuar ofendimin e shenjtorëve të individëve ose të kolektiviteteve. Aty ku kjo çështje nuk është rregulluar me ligj, vështirë është të përcaktohet pika se ku pushon liria e shprehjes e ku fillon gjuha e urrejtjes, por gjithsesi e sigurt është se gjithçka që shkakton urrejtje,  kurrsesi nuk mund të trajtohet si arritje e lirisë së fjalës apo e shprehjes.

Roli i medias

Njëri prej kodeve themelore të veprimit të medias është se media nuk guxon të prodhojë ngjarjen ose lajmin. Është ky parim i pranuar ndërkombëtarisht, sepse në të kundërtën,  para një goditje të mediave të tilla çdo sistem do të kishte qenë i paqëndrueshëm. Roli i parë dhe i fundit i medias është që në mënyrë të paanshme ta njoftojë opinionin publik për ngjarjen. Nëse ka pikëpamje të ndryshme për një ngjarje të caktuar, media është e obliguar që t’i përfaqësojë të gjitha qëndrimet – qoftë në pyetje të jetë lajmi ose analitika. Për çdo rast, objektiviteti në informim ose në mbarështrimin analitik të ngjarjeve ose të dukurive,  përbën përcaktorin kryesor të kualitetit etik dhe profesional të një media. Jashtë çdo dyshimi është se “Çarli Hebdo” as që ka informuar,  as që ka analizuar në mënyrë objektive, por vetëm i ka prodhuar lajmet dhe ngjarjet, më saktë edhe ngjarjen me pasoja tragjike. 

I pari që u ngazëllye

Hapi i parë në hulumtimin e çdo akti kriminal është të gjendet përgjigjja në pyetjen se në interesin e kujt është ajo vepër kriminale. Duke u përgjigjur në këtë pyetje,  kryesisht arrihet deri te përcaktimi i motivit, pastaj edhe deri te fajtori për atë akt kundërligjor.

Kur nëpër tërë botën lajmi bëri hatanë për ngjarjen e tmerrshme në Paris, jam i sigurt se myslimanët,  e sidomos ata të esëlluarit dhe me një shkallë më të lartë të përgjegjësisë, kurrqysh nuk janë gëzuar. Deklarata që dha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ngjante ngazëllimit. Duke dënuar aktin e tmerrshëm,  ai i bëri thirrje tërë botës së civilizuar që t’u kundërvihet fuqive retrograde të cilat mbjellin terror në Izrael dhe në Evropë. Duke ndjekur disa vendime të mëdha politike dhe veprimet e liderëve të shteteve të rëndësishme, të cilat nuk korrespondojnë me këtë ftesën e Netanjahut për linç ndaj tjetrit dhe ndaj atij që është ndryshe prej teje, ndoshta do të mundemi deri diku t’i japim kuptim shkakut terrorist në Paris. Apropo kësaj, përtepër naive është që të harrohet se tani shpejt parlamenti francez ka miratuar rekomandimin për njohjen e shtetit të Palestinës, që nuk është e domosdoshme të ketë lidhje me këtë sulm, por edhe nuk guxon të lihet pas dore.

A është e rastësishme ajo që “Çarli Hebdo”, e cila vetëm një muaj ditë para sulmit kishte kaluar në pronësi të familjes së njohur hebraike Rothschild, shumë shpesh ka përqeshur vlerat dhe autoritetet e krishtera dhe myslimane, dhe asnjëherë nuk i ka ndodhur që t’i përqeshë vlerat hebraike, e sidomos profetin Musa (Moisi),  gjë që për ne myslimanët përsëri do të kishte qenë krejtësisht ofenduese?

A është e rastësishme që ky sulm të vijë vetëm disa javë pasi që kancelarja Merkel me fjalë të rënda e karakterizoi tubimin e organizatave të djathta kundër myslimanëve dhe të huajve të tjerë në Drezden dhe në pjesët tjera të Gjermanisë? Duket qartë që ideologjia politike në Evropë po e humb kuptimin e vet, gjë që negativisht reflektohet në kapacitetin e veprimit të saj në tejkalimin e konfigurimeve të veta mendimore dhe pa kundërshtarë seriozë pas rënies së murit të Berlinit.

Sa ky sulm mund të ketë lidhje me të gjitha këto çështje, përgjigjen me siguri do ta marrim në periudhën e ardhshme.

Çka ndodhi në të vërtetë

Duke marrë parasysh atë se çka di mbi kredibilitetin e qendrave të fuqive politike dhe të mediave në Perëndim, nuk kam mundur të gjej arsyetim serioz që të besoj se në Paris ka ndodhur gjithë ajo për të cilën u njoftuam zyrtarisht nga organet e pushtetit dhe mediat franceze.

Nëse marrim cilëndo ngjarje të rëndësishme nga e kaluara e afërt ose e largët në Perëndim ose me interes për Perëndimin, me pak punë dhe me pak gjurmim do të gjejmë se gjithë ato ngjarjepashmangshëm i lidh një shkallë e lartë e hipokrizisë. Nëse është ashtu – e ashtu është, atëherë përse të besojmë se kjo ka qenë pikërisht ashtu siç thonë se ka qenë.

Kohëve të fundit despotizmi i ndjekur me hipokrizi po bëhet aq brutal,  sa të mos ndjejë që të japë përgjigje në çështjet e hapura, kushedi sa ato të jenë qartazi kontradiktore.

Në video-incizimet të cilat mund të shiheshin në ditët e para pas sulmit, ka shumë detaje të cilat tregojnë se sulmi në Paris është kryer në regji profesionale,  që është karakteristikë e shërbimeve sekrete. Të kujt dhe për cilin, si dhe në shumë ngjarje tjera të rëndësishme – kjo mbetet që të hulumtohet.

A nuk është e çuditshme që terroristi me stërvitje të lartë, i cili arrin të vrasë dymbëdhjetë njerëz dhe të ikë, me këtë rast të harrojë letërnjoftimin në vendin e krimit.

Është vështirë të mos përfillet edhe çështja se përse mediat nuk i treguan incizimet ose pamjet nga trupat e masakruar të dymbëdhjetë vetave gjatë sulmit.

Për ne myslimanët të gjitha këto të dhëna që rodhën në publik nuk janë me rëndësi vendimtare për gjyqin tonë parimor për krimin, për shkak se krimi, pa marrë parasysh se nga cila anë vjen, gjithnjë kryhet duke shkelur mbi parimet e shenjta, gjë që është shumë brengosëse. Nëse ky atentat i përgjakshëm i individëve është vepër e njerëzve me shtetësi franceze, është obligim i Francës që organet e saj përgjegjëse ta marrin përgjegjësinë e ndriçimit të kësaj ngjarjeje,  me qëllim që të arrihet tek e vërteta dhe në interes të të gjithëve që janë dëmtuar. E nëse është fjala për terrorizëm, atëherë vetëm disa të dhëna nga faktografia që kemi përmendur tregojnë se ndoshta është fjala për terrorizëm, por me prapavijë jashtë myslimanëve, më saktë prej atyre të cilët këto ditë ishin më të zëshëm. Nëse vërtet është kështu, kjo është e tmerrshme!

ISIL apo Al-Kaeda

Lajmi i parë ishte se përfaqësuesit e organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Paris, me të cilën, si duket, është mbyllur rrethi dhe është gjetur përgjigjja për fajtorin. Vetëm disa ditë më vonë, që në njëfarë mënyre është tragji-komike, morëm lajmin e shoqëruar me video-incizim në të cilin njëri prej përfaqësuesve të Al-Kaedës në Jemen, në emrin e kësaj organizate, merr përsipër përgjegjësinë për sulmin në Paris. Njohësit e raporteve ndërmjet këtyre organizatave nuk mund as ta mendojnë se ndoshta këto dy organizata e kanë bërë sulmin në bashkëpunim, për shkak se qe një kohë të gjatë janë në armiqësi të hapur. Sa është përgjegjësia e dy gjysmave serioze dhe valide, kujt i përgjigjet dhe si do të arnohet e gjithë kjo, nuk mund të thuhet me siguri. Lirisht mund të përfundojmë se edhe me sistemin më primitiv të drejtësisë nuk do të mund t’i bashkojmë ato dy gjysma për veprën e njëjte penale. Më se e sigurt është se,  i gjithë ky terror i shkon ndokujt në interes edhe në nivel global. Terror ndaj popullit, terror ndaj myslimanëve, terror ndaj individëve dhe bashkësive që ndryshe mendojnë, si dhe ndaj të gjitha parimeve të shenjta – e gjithë kjo me siguri nuk është në interes të myslimanëve.

Edhe më qëndron pyetja: ISIL apo Al-Kaeda? Nëse nuk janë edhe njëra edhe tjetra, ndoshta është njëra, ndoshta tjetra, e ndoshta as njëra e as tjetra. Në të dyja rastet, kjo ndoshta është edhe e vërteta edhe e pavërteta.

Vetëvrasja e hetuesit

Vetëm disa ditë pas sulmit në Paris e kam lexuar lajmin se komisari i policisë Herlic Fredou, i ngarkuar për të bërë hetimin në lidhje me sulmin në Paris, në zyrën e tij papritmas ka bërë vetëvrasje. Në lajmin e shkurtër dhe me publikim periferik ky akt është shkoqitur me pohimin se komisari Fredou tashmë një kohë të gjatë vuan nga depresioni kronik. A thua aq poshtë mund të shkojë vetëdija që të pranohet për hetimin e një akti terrorist më të tmerrshëm të caktohet një hetues me depresion kronik,  i cili, siç thonë, nuk ka mundur ta durojë atë çfarë ka parë, prandaj edhe e ka gjykuar veten. Vetë ky lajm ka rrjedhë sikur është i renditur me qëllim që t’i shkojë opinionit dhe bash nuk është konfirmuar se a është vetëvrasje apo kërcënim,  me ngulm që të terrorizohen të gjithë kundërshtarët e kësaj fushate histerike kundër myslimanëve, brenda mendimit perëndimor evropian, që do të shkaktonte terrorin ndaj myslimanëve në Evropë, po edhe ndaj qytetarëve gjithandej Evropës, që islamofobët të mos mund të kursejnë as kundërshtarët brenda bashkësisë së tyre. Nuk e di se a do të mundet ndonjëherë të marrim përgjigjen se çka ka parë,  në të vërtetë,  Fridou dhe a ka parëvërtet diçka, apo ka parë ashtu siç nuk u është përgjigjur eprorëve të tij.

Tirazhi shumëmilionësh

A është e mundur të mendohet se si ndihet redaktori i “Çarli Hebdo-së”, pas faktit se dymbëdhjetë kolegët e tij janë vrarë në mënyrë të tmerrshme për shkak se me karikatura kanë ofenduar ndjenjat e myslimanëve duke karikuar fytyrën e Muhamedit (a. s.).  Prej cilit material është i ndërtuar ai njeri i cili ka marrë aq guxim sa me inat, edhe atë në faqen e parë të numrit të parë,  menjëherë pas tragjedisë, të publikojë karikaturën e profetit të Allahut duke kundërshtuar terroristët e pashpirt dhe duke provokuar përsëri emocione negative të një miliardë e gjysmë myslimanëve në botë.  Është e tepërt të pritet prej cilitdo njeri liridashës që të besojë në atë mundësi. Vërtet, redaktori i “Çarli Hebdo-së” në konferencën për media me lot në sy e paralajmëroi faqen e parë të numrit të ri të gazetës. Për çfarë lotësh është fjala?!

Efekti i kësaj pjese të përgjakshme është realizimi i ëndrrës së çdo media të shtypur në botën bashkëkohore që ta rrit tirazhin prej 30.000 copë në 5.000.000. Sado që morbide të tingëllojë, por bujaria ime nuk më lejon që të më rrëmbejë përshtypja se kam qenë bashkëkohës i kësaj drame të përgjakshme teatrore. 

Qytetarët dhe të tjerët 

Njëra prej karakteristikave themelore të shkruara të Perandorisë Romake ka qenë që Perandoria i mbron kufijtë e saj, qytetarët e saj dhe artin.  Ky ka qenë rregullatori global i perandorisë me shtrirje të gjerë,  me përbërje multietnike, ku qytetari i perandorisë ka përparësi në raport me ata që nuk janë qytetarë romakë. Megjithatë, rregullatori i brendshëm ka qenë një ndarje klasore e llojit të vet, edhe atë në qytetarë të lirë të Romës me të drejta të caktuara të garantuara dhe në robër,  të cilët janë pjesë përbërëse e perandorisë si pronë e qytetarëve romakë, por të cilëve nuk u garantohen të njëjtat të drejta, ose më mirë thënë, të cilët fare nuk kanë të drejta. Llojin e tillë të  diskriminimit të legalizuar mund ta pranojmë që të tingëllojë në mënyrë logjike për një perandori antike,  e cila në mënyrë kronologjike shtrihet gjithnjë deri në mesjetë. Por, nëse shikojmë më thellë nën shkëlqimin verbal të së sotmes, e cila ka plot e përplot rrëfime për barazi, për demokraci dhe për të drejta të njeriut,  do të bindemi se civilizimi perëndimor nga aspekti etik nuk ka shkuar larg nga pararoja e tij romake. Këtë na e kujtojnë egërsisht reagimet e sulmit të përgjakshëm në Paris. Shëtitja protestuese me miliona,  e udhëhequr nga shtetarë të shumtë, në Paris, si dhe vendosmëria pothuajse konsensuale e botës së përparuar kundër terrorizmit, vetëm për vëzhguesin sipërfaqësor mund të duket si vlerë etike trimërie që mos të gjunjëzohet para kërcënimeve të terrorit fanatik. Ndoshta kjo edhe do të kishte kaluar ashtu sikur të njëjtën ditë në Jemen të mos ishin vrarë mbi 30 fëmijë dhe vetëm disa ditë përpara të mos ishin vrarë mbi 100 fëmijë në Pakistan, dhe në disa vite të fundit të mos ishin vrarë mbi 1 milion njerëz në Irak dhe në Siri, si dhe në një kohë të caktuar të mos ishin vrarë fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm të Gazës në Palestinë,  edhe atë me pjesëmarrjen, apo me bekimin dhe para syve bash të kësaj bote të njëjtë perëndimore. Në Afrikën qendrore dhe në Mijanmar me mijëra njerëz vriten vetëm pse janë myslimanë, kështu që nuk dëgjuam asnjë zë të protestës, e ku më identifikime me këto viktima të pafajshme.

Po qe se hipokrizia sundon si ideologji dominuese që Perëndimi të mbijetojë,  atëherë nuk do t’i mjaftojë e gjithë kjo makineri e fortë mediatike, ekonomike dhe ushtarake. 

Kush e ka radhën

Njëri prej efekteve kyç të sulmeve të këtilla është krijimi i ambientit të përshtatshëm për hapjen e frontit të gjerë kundër Islamit dhe kundër myslimanëve. Pas ngjarjes së këtij lloji, gjithsesi definohet nevoja për të bërë shkatërrime edhe në ndonjë shtet mysliman të Lindjes së Afërt, sidomos nëse ai shtrihet në naftë ose në ndonjë hapësirë tjetër të pasur me energjens.

Pas sulmit në “Çarli Hebdo” në Paris,  pothuajse nuk do të ketë opozitë në Francë kundër pjesëmarrjes së forcave të armatosura franceze në intervenimet ushtarake në vendet myslimane,  nën pretekstin e luftës së pamëshirshme,  të domosdoshme,  kundër terrorizmit.

Duke e ndjekur këtë logjikë, nuk është vështirë të supozohet seshënjestra e ardhshme e aksioneve terroriste të ngjashme me siguri do të jetë Roma ose Berlini.

Prapavija etike dhe shpirtërore e karikimit të figurës Resulullahut (a. s.)

Në ofendimet shumë të rënda të një mushriku, duke mos u lejuar as’habëve të vet që të reagojnë, Muhamedi(a. s.) ka thënë: “Lëshojeni, ai flet për veten.” Sipas mësimit islam, Resulullah (s.a.v.s.) e ka dhunti shefatin – duke marrë vend për të gjithë besimtarët, që paraqet llojin e vet të mbrojtjes. E,  kjo do të thotë se ai është mbi nevojën që ne ta mbrojmë atë. Allahu i madhërishëm ka garantuar se do ta ruajë Kuranin fisnik. Muhamed (a. s.), sipas tregimit sahih, i jep jetë Kuranit ashtu që edhe garancia e Allahut i referohet edhe vetë atij.

Karikatura me të cilën dëshirohet të përqeshet fytyra dhe vepra e krijesës më të dashur tek Allahu,  paraqet pamjen e tmerrshme të shpirtit të karikaturistëve, të cilët duke u endur në terrin e hutimeve shpirtërore dhe morale, në mënyrë të pavetëdijshme e ilustrojnë fytyrën e tyre të shëmtuar.

Përse unë nuk jam dhe nuk mund të jem “Çarli Hebdo”

Edhe pse satira është një formë e njohur dhe e pranuar e shprehjes artistike,  me qëllim që të tregojë dukuritë e veçanta, mua Islami im nuk më lejon që ta përqesh cilindo qoftë. Përkundrazi, në mënyrë eksplicite ma ndalon këtë formë arritjeje të marrëveshjes me të tjerët.  Në këtë kuptim, në Kuran thuhet: “Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija.”(El-En’am, 108)

Sikur edhe ta kuptoja që kjo gazetë ose ndonjë tjetër e ngjashme me karikaturën tregon ndonjë anomali shoqërore ose morale, asnjëherë nuk mund ta kuptoj se me çfarë preteksti tallet me figurën dhe me veprën e profetit të fundit të Allahut, Muhamedit (s.a.v.s.), të cilit edhe armiqtë më të mëdhenj nuk gjetën shkas që ta kritikonin e lëre më ta tallnin.

Sulmet histerike kundër Islamit dhe myslimanëve nën akuzën e të ashtuquajturitterrorizëm islamik në Paris, kanë pasur për qëllim të dukshëm, më pak të rëndësishëm, aksionin e beftë të dresimit dhe të robërimit të vetëdijes tek ata pak myslimanë liridashës, veçanërisht të guximshëm, duke ua hedhur moton “të gjithë ne jemi Çarli Hebdo”. Por, qëllimi kryesor i asaj thirrjeje “të gjithë ne jemi Çarli Hebdo” ka qenë që de facto të vijë deri te legjitimimi juridik kualifikimi përmes terrorit,  e jo përmes aktit të atentatit, që do të thotë se nëse të gjithë ne bëhemi “Çarli Hebdo”, goditja nuk i drejtohet ndonjë subjekti i cili ndokujt “diçka” i ka shtrembëruar, por iuështë drejtuar masivisht të gjithë neve që jemi bërë  “Çarli Hebdo”. Nën sulmet që s’janë mbajtur mend asnjëherë, shumë myslimanë – qoftë nga frika ose nga shkujdesja, qoftë nga dëshira për ta amortizuar të keqen e hakmarrjes që ka mundur të pasojë – i janë bashkuar mantrës “unë jam Çarli”. Kjo është dashur të përfundojë me dënimin e aktit terrorist në Paris. Edhe nëse po, kjo do të thoshte edhe mbështetje blasfemisë, talljes me shenjtorët dhe veprimeve kundër Zotit,  të cilat në mënyrë permanente i ka përhapur kjo gazetë.

Prandaj, unë nuk jam, nuk dua të jem dhe kurrë nuk mund të jem “Charlie Hebdo”, sepse nuk dua asnjeri të ofendoj dhe as që të nxis urrejtje.

Teatër i keq

Në jetën time vetëm një herë kam parë se gjaku derdhet në skenën e teatrit. Kjo ka qenë në një film për teatrin nën pushtetin e Hitlerit,  ku magjistari i trilluar në shfaqe me sharë e përgjysmon njeriun. Dhe,  kështu, në çdo shfaqe,  me të vërtetë do të ishte përgjysmuar nga një njeri nën duartrokitjet e publikut që i kënaqej animatorit. Kurrë më nuk kam dëgjuar që në ndonjë teatër me të vërtetë rrjedh gjak.

Nëse e gjithë kjo në Paris ka qenë një pjesë teatrale, shumë keq e ka pasur regjinë dhe, edhe më keq është luajtur./Përshtati në gjuhën shqipe Almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit