Rrjeti Sirian për të drejtat e njeriut thotë se 163 veta janë vrarë dje të shtunën në Siri shumica e tyre janë nga Damasku dhe fshatrat e tij dhe të tjerë nga Halepi. Aktivistët sirian citojnë se forcat qeveritare kanë arrestuar 20 persona në lagjen Tedamun dhe 7 te tjerë në fshatin Vilda të damaskut.
Sipas të njëjtit burim forcat qeveritare siriane kanë bombarduar lagjen Usal dhe HaxherEesved në Damask të cilat që një javë po shohin bombardime të vazhdueshme të cilat kanë shkatërruar një numër ndërtesash e rrugica.
Banorët e kampit Jermuk të refugjatëve palestinez në jug të kryeqytetit tregojnë se xhamit kanë jehuar nga thirrjet për tu ruajtur dhe mos të dalin në rrugë e mos të sillen për shkak të pasigurisë.
Ata dëshmojnë se kjo ka ardhur pas një përleshje të ashpër mes forcave qeveritare e forcave civile.
Forcat qeveritare gjithashtu kanë bombarduar edhe disa fshatra të Damskut me helikopter ndërsa qyteti Duvma është përballur me tank e artileri të rëndë tokësore nga forcat qeveritare./mesazhi/Sh.Hulaj/kohaislame