3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Të vishesh mirë do të thotë të jesh i suksesshëm? Ja çfarë tregojnë studimet

Më të lexuarat

Edhe pse shprehja thotë ‘Mos i shiko gunën, por shikoi punën,’ studimet e fundit kanë treguar se lidhja midis këtyre të dyjave qenka më e fortë.

Siç e thekson dhe Wall Street Journal, mënyra se si visheni në punë ka një vlerë të veçantë.

Studimet tregojnë se mënyra se si visheni ndikon në mënyrën se si njerëzit ju vlerësojnë, sa vetbesim keni dhe sa i aftë jeni për të menduar në mënyrë abstrakte.

Në një studim të kryer në Yale në vitin 2014, u përzgjodhën 128 burra nga mosha 18 deri në 32, të cilët duhet të bënin negociata për shitjet dhe blerjet.

Ata që ishin veshur keq (tuta dhe sandale plastike) morën një përfitim prej 680,000 dollarësh, ndërkohë grupi i veshur me kostume grumbulloi 2.1 milionë dollarë. Grupi i veshur thjesht mori një përfitim mesatarisht prej 1.58 milionë dollarësh.

Në një studim tjetër, pjesëmarrësit e veshur mirë ishin më të agazhuar te qëllimi, duke i menduar gjërat si një CEO, ndërkohë që ata të veshur jo-mirë shqetësoheshin vetëm për detajet e vogla.

“Njerëzit që vishen mirë ndihen më të fuqishëm,” thotë Michael L. Slepian, bashëkautor i studimit dhe asistent pedagogu në Shkollën e Biznesit të Kolumbisë. “Kur ndihesh më i fuqishëm, ti nuk fokusohesh në detaje.”

Si ju duket kjo këshillë për stilin tuaj të përditshëm? Në kodin e sotëm të veshjes së zyrës, paraqitja e jashtme mund të ketë një efekt edhe më të madh.

Por sigurohuni që të ndiqni rregullin “plus ose minus një” për veshjen në kompani. Për shembull, në qoftë se shumica e njerëzve në zyrë veshin këmisha serioze, ju mund të vendosni një xhaketë sportive. Nëse shumica e njerëzve veshin xhaketë dhe xhinse, ju mund të vishni një kostum. Dhe kështu me radhë.

/BusinessInsider

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit