2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Të ushyerit me qumësht gjiri – çelës për zhvillim të qëndrushëm të fëmijëve

Më të lexuarat

Sikurse edhe viteve tjera , edhe këtë vit Ministria e Shëndetësisë, me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe në dhe në bashkëpunim dhe koordinim ,e Klinikën Obstertike Gjinekologjike të SHSKUK-së dhe QKMF-të në vende të ndryshme po shënon Javën e të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë, për periudhën 1 deri më 7 Tetor 2016.

Motoja e këtij viti është “Të ushqyerit me qumësht të gjirit: çelësi për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në shënim të kësaj dite, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë dhe me Ushtruesin e Zyrës së Shefit të UNICEF_it në Kosovë, James Mugagu vizituan sot maternitetin në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Prishtinë, me qëllim të shprehjes së përkushtimit të institucioneve për përkrahjen e të ushqyerit me qumësht gjiri si një element kyç në shëndetin e nënës dhe zhvillimin e fëmijës.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se sa herë ka ardhur në këtë Klinikën Obstetrike Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë ka pasur rast të flas dhe provojë suksese, që kanë rezultuar me përmirësim reprezentativ të indikatorëve shëndetësor siç është ulja e vdeshmërisë së foshnjave. Kjo flet, tha ai, për një përkushtim dhe bashkëpunim midis profesionistëve shëndetësor.

Gjithashtu, theksoi Ministri, Javë e të Ushqyerit me qumësht të gjirit është në moment i mirë me qëllim të mbrojtjes, promovimit dhe përkrahjes të ushqyerit me qumësht të gjirit, që ka gjetur vend të rëndësishëm edhe në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore si aktivitet dhe për të përkrahur si proces është amandamentuar dhe miratuar edhe Ligjit për të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit.

Kurse, ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugagu, tha se partneriteti i mirë i UNICEF-it me MSh-në dhe partnerët e tjerë i ka ndryshuar pozitivisht gjërat, prandaj, theksoi ai, “ne duhet të planifikojmë dhe punojmë së bashku”.

z. Mugagu tha se të ushqyerit me qumësht të gjirit është rruga më e mirë për të përkrahur një fillim të mbarë të jetës për fëmijët dhe për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Ai tha se fakti që në Kosovë vetëm 40 për qind e fëmijëve nën moshën 6 muajsh ushqehen me qumësht të gjirit, tregon se duhet të punohet ende shumë së bashku dhe të eksplorohen strategji për të siguruar përmirësime të tjera në këtë fushë.

Drejtoresha e KOGJ Myrvete Paçarada dhe ajo e Neonatologjisë, Minavere Hoxha, theksuan punën që është bërë për të përmirësuar të ushqyerit me quëmësht të gjirit dhe shëndetin e nënës dhe foshnjës, dhe si rezultat i kësaj ushqyeshmëria me qumësht të gjirit në nivel vendi prej 13% ka arritur në 40%.

Java për të ushqyerit me qumësht gjiri shënohet në shumë vende për të theksuar dhe sensibilizuar të gjithë dhe në këtë mënyrë për të përkrahur praktikat efektive dhe të bazuara në fakte.

Në bazë të studimit të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë – AGTSh (MICS-it) 2014, vetëm 2 nga 5 nëna e praktikojnë të ushqyerit vetëm me qumësht të gjirit, gjersa vetëm gjysma e nënave fillojnë të ushqyerit e hershëm me qumësht të gjirit në institucionet shëndetësore.

Aktivitete të tjera në Kujdesin Primar Shëndetësor dhe në komunitet do të organizohen sikurse viteve të mëparshme për të promovuar të ushqyerit me qumësht të gjiri. Gjatë kësaj jave, UNICEF-i do të përkrah emetimin e videospotit për të promovuar dhe përkrahur të ushqyerit me qumësht të gjirit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit