2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të tri gjykatat ndërkombëtare e refuzojnë ftesën e Jeremiqit

Më të lexuarat

“Jo vetëm Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe të tria gjykatat ndërkombëtare ose tribunalet kanë refuzuar ftesën për pjesëmarrje në konferencën tematike të cilën e ka konvokuar Jeremiq. Siç e dini të gjithë, ai atë tubim e thirrë si reagim ndaj aktgjykimeve të caktuara dhe kjo paraqet një çështje fundamentale të gjykatës dhe të sundimit të së drejtës, kurse veç kësaj ky nuk është tubim në të cilin pjesëmarrja ime do të kishte ndonjë kontribut të rëndësishëm.

Kështu ka deklruar kryetari i Tribunalit për ish-Jugolslavinë Teodor Meron, në tribunën e djeshme “Si i mbrojnë të drejtat e njeriut gjykatat dhe tribunalet e Hagës”, të zhvilluar në institucionin “Brukings”, duke sqaruar refuzimin në konferencën njëditore të Asamblesë së Përgjithshme të cilën më 10 prill e ka konvokuar presidenti i saj Vuk Jeremiq.

Gjyatësi Meron qëndrimin në “Brukings”, institut më i vjetër politik amerikan (1915), e ka shfrytëzuar edhe për të shpjeguar moskuptimin e punës së Tribunalit me të cilin kryeson, e sidomos domethënien e aktgjykimeve me të cilat janë liruar disa të akuzuar. “Vendimi i tillë i gjykatës nuk do të thotë se krimet nuk janë kryer, por vetëm se nuk është dëshmuar faji i të dyshuarve. Ne nuk gjykojmë nëse dikush i është i pafajshëm por vetëm a është dikush fajtor për ndonjë krim konkret dhe vetëm në bazë të fakteve të lëndës. Jemi të kufizuar vetëm me dëshmitë dhe procedurën dhe nuk mund të kemi ndonjë agjendë të gjerë”.

Ambasadori amerikan për çështjet e krimeve të luftës Stiven Rep ka sqaruar qëllimin e presioneve politike, diplomatike dhe të tjera mbi disa shtete nga të cilat janë të dyshuarit për krime të luftës, duke paraqitur shembullin se ish kryetari i Serbisë nuk do të mbërrinte deri në Hagë nëse SHBA-ja dhe vendet e tjera nuk ishin kërcënuar se do të bojkotonin konferencën e donatrëve për mëkëmbjen e Serbisë.

Ambasadori Srivens ka zbuluar se deri më tani janë paguar 14 shpërblime për denoncim, të cilat kanë ndihmuar që disa nga të dyshuarit të arrestohen dhe të dënohen, kur bëhet fjalë për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, duke mos dhënë detaje./almakos/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit