Janë vetëm dy fjalë të vogla.
Mirëpo duke iu thënë faleminderit të tjerëve, mund të jetë çelësi i luftimit të depresionit.
Një studim i ri thotë se akti më bazik i kurtezisë, mund t’iu mbajë të lumtur sepse gjeneron ndjesinë e mirënjohjes për gjërat e vogla në jetën e përditshme.
Shkencëtarët amerikanë kanë intervistuar 352 burra dhe gra të moshës 18 deri 58 vjeçare për personalitetet e tyre.
Ekipi ka zbuluar se të qenit falënderues lidhet me represalien kognitive, aftësinë që një situatë të vështirë ta rikthesh në diçka pozitive.
Shkencëtarët e Universitetit të Houston, Texas dhe Pensilvania, kanë konkluduar se nëse thoni faleminderit, ka efekt shumë të mirë tek njerëzit.
Duke treguar mirënjohjen mund t’i ndihmoni të tjerët që e kanë të vështirë t’i shprehin ndjenjat, që të bëhen më të hapur.
Të shprehurit e mirënjohjes mund të ketë shumë ndikim në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.